Bej sic bejne Ruset – Kuriozitete te tabuve te lashta shoqerore ne kulturen ruse

Bej sic bejne Ruset – Kuriozitete te tabuve te lashta shoqerore ne kulturen ruse

Rusia ka zakone teper te vjetra ne stilin e zakonshem te jeteses. Shumica e udhetimeve atje, te mesojne rreth tabuve shoqerore ruse qe jane teper te vecanta.

Ne shume vende te botes ne i pergjigjemi pyetjes ‘si je?’ duke thene ‘mire’, edhe kur nuk jemi mire. Ne Rusi, komshinjte ne pallat dalin nga apartamentet vetem per te te kujtuar se duhet te kishe pastruar kepucet, nuk do te marresh buzeqeshje – madje do te ndihesh keq nese dhuron nje duzine me trendafila…dhe lexoni me poshte per te pare se cfare duhet te shmangesh ne Rusi, dhe sesi ndryshon kultura atje.

Te zgjasesh doren per t’u takuar, stili rus

Te pergatitesh per nuancat e takimit sipas cultures ruse, te ben shpesh te ndihesh ne pozite te veshtire, sidomos kur udheton nga perendimi. Per shembull, nese te ftojne ne shtepite e tyre, prisni derisa te jeni brenda shtepise per t’u dhene doren. Ruset besojne se te takosh dite te pragu i deres sjell fat te keq. Gjithashtu, gjate hyrjes ne shtepi do te te kerkojne te heqesh kepucet dhe te veshesh shapka – kjo eshte thjesht miresjellje.

Mund te jete ftohte jashte, por nuk ka asgje me ftohtesine qe perballesh nese i jep dikujt doren dhe mban dorashka. Grate mund te mos gjykohen shume per kete praktite, por burrat duhet t’i heqin gjithmone dorashkat per te takuar duart. Te mos e besh kete, eshte njesoj sit e tregosh mungese respekti ndaj tyre.

Gjithashtu, kur vjen pun ate takimi i duarve me seksin e kundet, mbani mend: Zakonisht nje burre nuk do t’i zgjase doren nje gruaje per ta takuar, nese nuk e zgjat ajo doren e para. Ndaj, ne nje situate biznesi, eshte normale qe burrat te takohen me njeri-tjetrin duke evituar zgjatjen e dores ndaj grave.

Mendoni t’i dhuroni lule nje vajze ruse? Mos i beni 12 lule/1 duzine

12 lule ose nje duzine, nuk jane edhe aq romantike ne Rusi. Ne fakt, nuk jane aspak romantike. Pse? Sepse edhe numrat jepen atje si shenje ngushellimesh – ne pergjithesi 12-ta eshte rezervuar per rastet e funeraleve! Mos u keqkuptoni, Ruset adhurojne te japin lule dhe zakonisht perdorin nje justifikim per te dhuruar lule, por kini kujdes: llogarisni numrat, vetem numra te vecante dhurohen per dite te bukura.

Ne Rusi, mos fishkelle kur punon

Nese je i kenaqur me punen tende dhe fillon te fishkellesh nderkohe qe ben punen, do te vesh re njerezit do t eta ngulin shikimin. Kjo ndodh sepse nuk eshte e zakonte atje qe te fishkellesh brenda ambienteve te mbyllura. Besohet nga ruset se kjo sjell varferi per ty dhe per te gjithe ata rreth teje. Prandaj ‘kur t’u fishkellesh parave te tua’, beje kur te jesh vetem. Ose me sakte, shfryu sa je jashte, ne ambient te hapur.

Te ngresh dolli ne Rusi

Ruset shpesh thone se vetem te alkoolizuarit pijne pa ngritur dolli. Ndaj mos u cudit nese te kerkojne te ngresh nje dolli. Nese do te dukesh sikur e di se cfare po ben, bej sic bejne vendasit atje. Pergjithesisht, dollia e pare behet nga vendasi ndaj te ftuarit. Dollia e dyte, nga te ftuarit tek mikpritesi. Ndersa dollia e trete eshte gjithmone per nje grua. Keshtuqe behuni gati per nje numer te pambarimte dedikimesh dhe fillo te praktikosh te folurit. Ja disa nga shprehjet:

Dolli te thjeshta (formale)

Per ty! – Za Vas

Per shendetin tend! – Za zdorov’ye!

Per miqesine tone! – Za nashu druzhbu!

Per grate! – Za zhenshchin!

Per dashurine! – Za lyubov’!

Duhet te dish se ku te ulesh ne Rusi (nese je femer)

Udhetimet e gjata jane te lodhshme dhe ndonjehere mund ta gjesh veten me deshiren per t’u ulur menjehere ne nje stol qe te del perpara. Ne kete pike, ti nuk e njeh turpin. Por mos u cudit nese ndonje babushka te vjen duke te qortuar se nuk po mendon per femijet e tut e ardhshem. Pse? Sepse siperfaqet e ftohta mund te te bejne jopjellore. Ndaj kujdes ku ulesh ne Rusi! Mbi te gjitha, mendo per femijet e tut e ardhshem.