Belgjika gjen zevendesuesin e Wilmots. Eshte Roberto Martinez

Belgjika gjen trajnerin e saj te ri. Roberto Martinez do te jete drejtuesi i djajve te kuq ne eliminatoret e Boterorit Rusi 2018, me trajnerin spanjoll qe ze vendin e Marc Wilmots, i cili u largua nga detyra pas perfundimit te Europianit. Nje zgjedhje e befasishme kjo nga ana e Federates Belge qe i beson nje spanjolli nje brez te arte lojtaresh duke dashur te pershtase ndoshta dhe nje filozofi disi ndryshe ne perfaqesuese, pas nje Europiani ku Belgjika u nis si pretendente por u eliminua ne cerekfinale pas nje humbje 3-1 me Uellsin.

Martinez ne sezonin e fundit ka drejtuar skuadren e Everton ne 3 sezonet e fundit ku ka bere nje pune mjaft te mire, nderkohe qe ka nje pervoje te madhe ne kampionatin anglez teksa me pare ka drejtuar dhe ekipet e Swansea dhe Wiganit. Martinez pritet te marre menjehere drejtimin e kombetares belge dhe do te prezantohet ne ditet ne vazhdim ne detyren e tij te re nderkohe qe objektivi i tij kryesore do te jete fillimisht kualifikimi per ne Boterorin e Rusise, ku eshte shortuar ne nje grup te favorshem me Bosnjen, Greqine, Qipron, Estonine dhe Gjibraltarin.