Ben Blushi, fitues i Cmimit te BE-se per Letersine

Ben Blushi eshte shpallur sot fitues i Cmimit te Bashkimit Europian 2014 per Letersine, ndare ne Panairin e Librit ne Frankfurt.

KE njofton se Blushi eshte shpallur fitues me vepren ‘Otello, Arapi i Vlores”.

Fituesit e Çmimit te Bashkimit Evropian 2014 per Letersine u shpallen sot ne Panairin e Librit ne Frankfurt. Fituesit e ketij viti jane: Ben Blushi (Albania), Milen Ruskov (Bullgari), Jan Nemec (Republika Çeke), Makis Tsitas (Greqi), Oddný NEI (Islanda), Janis Jonevs (Letoni), Armin Ohri (Lihtenshtajni), Pierre J . Mejlak (Malta), Ognjen Spahiç (Mali i Zi), Marente de Moor (Holande), Ugljesha Šajtinac (Serbi), Birgül Oğuz (Turqi) dhe Evie Wyld (Mbreteria e Bashkuar).

Çmimi i Bashkimit Evropian per letersine (EUPL) eshte hapur per vendet qe marrin pjese ne Creative Europe, programin e financimit te BE-se per sektoret kulturore dhe kreative. Çdo vit, jurite kombetare zgjedhin autoret fitues.

Qellimi i ketoij cmimi eshte qe te shfaqe literaturen me te mire te Evropes bashkekohore, te nxite shitjet nder-kufitare dhe per te nxitur botimin, perkthimin dhe leximin e letersise nga vende te tjera. Ky program i BE per Evrope ofron grante per perkthim, duke ndihmuar autoret per te terhequr lexuesit pertej kufijve kombetare dhe gjuhesore.