Ben Blushi: “Jam gati per te shpallur kandidaturen per kreun e Partise”

Lidhur me artikullin:

Deputeti Ben Blushi ne nje interviste per Top Channel, ka lene te kuptohet se ai eshte gati te shpalle kandidaturen per te garuar per kreun e PS-se.

Ai eshte shprehur se ai e ka gati platformen per garen ne zgjedhjet brenda partise. Blushi eshte shprehur se gara e tij eshte parimore per te vendosur rregullat ne PS.

Intervista e plote

Deputeti Ben Blushi deklaroi se, do te paraqitet me nje platforme te tijen politike ne Kongresin e Partise Socialiste, qe do te mbahet me 19 mars, duke lene te hapur keshtu kandidimin per kryetar perballe Edi Rames.

Duke folur ne nje prononcim ekskluziv per Top Channel, Blushi thekson se, megjithate e rendesishme eshte qe ne parti te kete nje proces zgjedhor demokratik. Me deputetin Blushi ka biseduar gazetari Muhamed Veliu.

A do te garoni per postin e kryetarit te partise, perballe Edi Rames?

Nuk eshte kjo çeshtja. Çeshtja eshte nese ka, apo jo, zgjedhje. Duhet te pyesni Edi Ramen dhe duhet ta jape kete pergjigje besoj. Pse i pengon zgjedhjet per kryetarin e partise? Kjo eshte dilema e madhe e ketij Kongresi. Pra, a do te kete, apo jo, zgjedhje per kryetarin e partise? Sigurisht qe duhet te kete, sepse mandat 7-vjeçar nuk ka kryetar partie qe te kete. eshte e pamundur, e padrejte, e paperligjur, jashte çdo tradite tonen dhe europiane, qe nje kryetar partie te kete nje mandat te perhershem. Nese shkohet per kete ne Kongres, une nuk mund ta pranoj. Ne diten qe do te kete zgjedhje, do te them nese do te kandidoj apo jo.

Nese do te kete gare, ju jeni i gatshem per te kandiduar?

Besoj se ka arsye, qe te kete me shume se nje kandidat ne kete Kongres. Jo vetem per t’i dhene kuptim gares, por sepse Partia Socialiste ka nevoje per nje platforme alternative, sesi te qeveriset me mire; çfare qendrimi duhet te mbaje partia; koalicioni qe ka, apo qe duhet te ndertoje, si dhe shume çeshtje te tjera qe jane ne diskutim, te cilave Partia Socialiste pa kolegjialitet nuk po u jep pergjigjet e duhura.

A do te jeni ju njeri prej atyre ne gare?

Diten qe do te kete zgjedhje, do ta them me patjeter. Duhet te vendosim qe te kemi zgjedhje njehere. S’mund te kete parti pa zgjedhje. Diten qe do te kete zgjedhje, do te vendos se çfare do te bej. Por, pse nuk e pyesni Edi Ramen se, perse i pengon zgjedhjet ne parti? Kush eshte arsyeja qe i pengon?

Ka disa aludime, qe po pergatiteni per ngritjen e nje partie te re. Sa e vertete eshte kjo?

Une jam ne nje parti, jam pjese e nje partie politike qe nga viti ’97, shpresoj qe ajo te behet me e mire dhe po perpiqem qe ajo te permiresohet, sepse besoj qe ka mundesi te permiresohet. Kam nje pyetje per te gjithe: A mund te kete nje vend demokratik, nese partite e veta nuk jane demokratike? A mund te jete Anglia, per shembull, apo vendet e Europes ne pergjithesi, vende demokratike, nese partite e tyre nuk bejne zgjedhje, jane monokratike, nuk perfaqesohen te gjithe ata qe mendojne ndryshe, nuk ka zgjedhje, s’ka kolegjialitet? Imagjinoni per shembull ne Britanine e Madhe, sikur laburistet te mos kishin zgjedhje dhe t’i jepnin kryetarit mandat te perhershem? Kjo eshte ajo fatkeqesi, qe po ndodh sot ne Shqiperi. Prandaj te gjithe problemet qe kemi sot, kriminalizimin, financimet e dyshimta, mungesen e kolegjialitetit, vendime jashte statutit e qe bien ndesh me programin… Sidomos ne rastin tone kjo po theksohet, nuk po qeveriset si nje parti e majte. Keto pra, gjithmone e me shume behen prè apo vendime te nje njeriu. Une jam kunder kesaj praktike dhe po shkojme ne Kongres per ta refuzuar kete vullnet.

A do te keni nje platforme tuajen ne Kongres?

Sigurisht qe po. eshte e sigurte qe do te kem, ose do te mbeshtes nje platforme

/top channel