Ben Blushi: “Nga sot une dhe Mimoza Hafizi nuk jemi deputete te Partise Socialiste”

Lidhur me artikullin:

Ben Blushi ka bere publik vendimin e tij dhe te deputetes Mimoza Hafizi qe te mos jene me deputete te Partise Socialiste qe ai e quan si “Rilindja”.

Ne fillim te fjales se tij ne Kuvend, Blushi tha se “Une dhe Mimoza Hafizi nuk jemi me deputete te Rilindjes”.

FJALA E PLOTE E Z. BLUSHI:

“Dua te bej sot me dije nje vendim qe kam marre bashke me kolegen time te nderuar, zonjen Mimoza Hafizi: Nga sot zonja Hafizi dhe une nuk do jemi me deputete te Rilindjes.

Sot jemi te çliruar, si njerez te lire, te cilet kane vendosur te ndahen nga e drejta e qeverise per te qene e padrejte,nga tendenca e partive per te qene private dhe nga vesi i eshqiptare per te qene e demshme.

Nese doni nje arsye po jua them: Ne vendosem te largohemi nga nje grup politik qe zgjodhi te eliminoje zgjedhjet e lira.

Ne nuk bashkejetojme dot ne nje parti qe nuk do zgjedhje.

Ne fillim te ketij viti, per çudine e gjithkujt, por jo tonen, Rilindja vendosi qe ne Partine Socialiste te Shqiperise te mos kete me zgjedhje.

Ky ishte nje akt pushtimi, me te cilin as kemi rene dakord dhe as do biem kurre dakord, pasi konkurrencen e lire te ideve e konsiderojme themelin e nje shoqerie te bazuar mbi lirine dhe demokracine.

Besoj se eshte rasti ketu te kujtoj se ne menyre absurde Rilindja vendosi qe njeriu qe do drejtoje Partine Socialiste te mos zgjidhet me vota, por me referendum, sikur te ishte nje çeshtje dhe jo nje njeri, çka duket sot edhe me qesharake ne kushtet kur te njejtit njerez qe zgjodhen kryetarin e tyre me referendum, i mohojne referendumin gjithe shqiptareve, te cilet nuk jane dakord me importimin e mbetjeve ne vend.

Megjithate nuk jemi as te fundit dhe as te paret, te cileve u rastisi te hyjne ne nje parti demokratike, e cila u kthye ne nje ndermarrje private, qe perveç pasurise se ortakeve, nuk respekton asnje norme tjeter.Partia Socialiste nuk eshte as i pari dhe as i fundit aset publik qe blihet nga disa aksionere per t’u administruar si nje biznes privat.

Natyrisht ky privatizim eshte nje nga arsyet per te ikur me vrap. Ne besojme se partite duhet te jene publike dhe vendimet e tyre te merren ne menyre kolegjiale. Çdo gje tjeter eshte nje sipermarrje qe i sherben interesit privat dhe jo atij publik.

Megjithate nuk eshte vetem kaq. Sigurisht qe nuk eshte kaq pak.

Ne besojme se Rilindja nuk ka mbrojtur asnje dite interesin publik, perkundrazi ka thelluar traditen e qeverise se vjeter, duke mbeshtetur te pasurit kunder te varferve, te fortet kunder te dobetve, te ligjshmit kunder te paligjshmeve, duke nxitur kesisoj pabarazine dhe polarizimin social, qe eshte plaga me e thelle e nje vendi, i cili po zhytet çdo dite ne depresion, ne korrupsion dhe emigracion kronik, per shkak te qeverisjeve te dobeta dhe klienteliste.
A ka rast me tipik se sa vrasja e nje femije qe punonte ne Sharre, per buken e gojes dhe per te cilin Rilindja nuk ka thene qofte edhe nje ngushellim, megjithese ai humbi jeten duke punuar ne nje territor publik, per te cilin shteti ka pergjegjesi?
Shume njerez me siguri ikin nga Shqiperia per te shpetuar femijet e tyre nga fati i Ardit Gjoklajt. Ne po bejme shume me pak se ata: po ikim nga partia qe nuk mbrojti Arditin, por vrasesit e tij. Çfare duhej te na detyronte te beheshim me pronaret kunder puntoreve? Asgje, ne asnje rast! Ne zgjodhem te mbrojme Arditet, Rilindja zgjodhi te mbroje importuesit dhe kjo na ndau.

Megjithate nuk eshte vetem kaq.

Ne besojme se Rilindja ka ushqyer me qellim banalizimin dhe vulgarizmin e politikes, duke sjelle ne kete parlament si dhe ne administraten shteterore njerez qe me pare kishin vrare, kishin dhunuar dhe kishin trafikuar, duke e kthyer banditizmin ne nje norme shoqerore dhe duke i krijuar vendit imazhin e nje xhungle, ku fiton i forti dhe ku humb gjithmone ai qe respekton ligjin.

Rilindja e ktheu Shqiperine ne nje ferr per te varferit, ne nje burg per te mjeret dhe nje parajse per spekulantet, kriminelet dhe shkelesit e ligjit. Ndoshta edhe pak me shume se kaq: Parlamentin e Shqiperise e ktheu ne konviktin me te madh politik te atyre qe kerkohen nga drejtesia nderkombetare dhe atyre qe duan t’i shpetojne drejtesise shqiptare.

Ne nuk duam te jemi bashke me keta njerez ne nje parti.Nuk kemi asnje arsye te kthehemi ne çader te banditizmit qe mbrohet nga shteti.

Ne largohemi sot si njerez te lire, te cilet besojne se Rilindja i tradhetoi me ndergjegje te varferit dhe shtresen e mesme te ketij vendi, duke marre vazhdimisht masa qe cenojne jo vetem besimin e tyre tek nje rend demokratik, por duke i varferuar ata edhe me shume per shkak te masave represive, çnjerezore, te cilat nuk ishin asnje dite reforma, por nje eksperiment njerezor qe duhej te ushqente nenshtrimin para detyrimit dhe te testonte poshterimin e dinjitetit ne emer te delirit te pushtetit.

Rilindja beson se nje vend duhet te kete shume te varfer dhe pak te pasur, kurse ne besojme se nje vend duhet te kete sa me pak te varfer, ne menyre qe te kete me shume te pasur dhe ne kete çeshtje ndoshta nuk do jemi kurre dakord.

Rilindja ka zgjedhur te mbroje pakicen, ne duam te mbrojme shumicen.

Ne jemi te bindur se Rilindja e cenoi me qellim arsimin publik, duke lene rrugeve mijera femije dhe studente, ne emer te te cileve prinderit e tyre kishin paguar taksa per nje te ardhme me te mire se ajo qe kishin patur.

Nese nje rregjim vendos t’i tradhetoje qytetaret e vet, kete nuk e ben as tek ushqimi, as tek kurimi, as tek taksimi, as tek pensionimi, por tek arsimi. Ne kete drejtim Rilindja eshte unike. Te gjitha qeverite zakonisht tradhetojne te shkuaren. Rilindja ka vendosur te tradhetoje te ardhmen, duke e nisur me arsimin, te cilin e degradoi krejtesisht. Kurre nje vend nuk ka prodhuar me teper injorance dhe mediokritet. Rilindja do mbahet mend si laboratori me i madh i injorances ne historine e ketij vendi dhe nuk ka nevoje te shkojme shume larg: Shihni çfare ka sjelle ne parlament, per ta kuptuar dashurine e Rilindjes per budallallekun dhe injorancen.

A mund te bashkejetonim ne ne keto kushte?
Pothuajse e pamundur dhe e panevojshme.

Ne jemi te bindur se Rilindja e ktheu ne politike shteterore kanabizimin e vendit, duke shkaterruar endrren e nje vendi normal, qe e bazon te ardhmen e vet mbi punen dhe meriten dhe jo mbi ekonomine e zeze, e cila po shton skllaverimin e te papuneve, po korrupton intistucionet dhe po ndez vatrat e konfliketeve hakmarrese ne mbrojtje te aktiviteteve ilegale.

Ne kemi qene vazhdimisht kunder kanabizimit, por ai fitoi te drejten e qytetarise me shumicen e votave te Rilindjes dhe pa asnje vote kunder. Kanabisi sot eshte e vetmja politike ekonomike qe Rlindja ka çuar deri ne fund me sukses te dukshem dhe te merituar.

Vetem kaq do mjaftonte per te ikur nga Rilindja me vrap dhe nese une kam nje pendese, eshte si nuk e kam bere kete me perpara. Nese diçka me ka mbajtur, ka qene nevoja per te kuptuar deri ne fund demin dhe peshen e tmerrshme mbi shoqerine, por ndoshta dhe shpresa se diçka mund te ndryshoje.

Por sot nuk kam me shprese dhe dua t’i them gjithe shqiptareve qe Rilindja eshte nje fatkeqesi kombetare, e cila duhet ndeshkuar me vote.

Per kete arsye kemi vendosur t’i bashkohemi me mijra shqiptareve te tjere, te cilet besojne se vendi ka nevoje per nje projekt te ri politik, i cili garanton barazi, drejtesi, mbrojtje te interesit publik dhe mbi te gjitha modesti.

Ne besojme me bindje se Shqiperia sot eshte me e gatshme se kurre t’i bashkohet nje iniciative politike, e cila ju jep mundesi njerezve te zakonshem ta drejtojne Shqiperine.

Dhe kjo eshte ajo qe do bejme: nje projekt per njerezit e zakonshem, te cilet nuk ndahen per shkak te pasurise, por bashkohen per shkak te drejtesise se bindjeve te tyre,” theksoi Blushi.