Ben Blushi: “Reforma ne Drejtesi, marreveshje e politikaneve per te mos u ndeshkuar”

Lidhur me artikullin:

Deputeti Ben Blushi thote se me kete parlament nuk mund te kete reforme ne drejtesi. Edhe nese ajo do te behet, Blushi shprehet se politikanet qe do ta votojne, e shohin ate si nje marreveshje per te mos u ndeshkuar ata vete. Ne fjalen e tij ne parlament, deputeti socialist solli si shembull faktin se edhe pse ligji per dekriminalizimin eshte miratuar 4 muaj me pare, ne parlament ka ende kriminele. Kjo per Blushin eshte prove se se ky parlament nuk jep garanci se do te kete drejtesi ne Shqiperi. Dhe ky fakt – thote Blushi – eshte arsyeja perse shqiptaret largohen çdo dite, perveç varferise, sepse nuk besojne se ketu do te kete ndonjehere drejtesi.

Fjala e deputetit Ben Blushi diten e sotme ne Parlament

Besoj se edhe pas kesaj dite, edhe nese do te kete reforme ne drejtesi, drejtesi nuk do te kete, sepse ky parlament prodhon me shume fjale se ligje, me shume letra se fjale, me shume fjale se akte te dobishme. Ky parlament ne fund fare miraton, por shume pak voton. Ky parlament flet, por shume pak mendon, ky parlament paragjykon, por shume pak gjykon. Dhe ky parlament sigurisht qe eshte parlament me shqiptare, por ne shume pak raste eshte ne dobi te shqiptareve. Dhe ky parlament per keto arsye sot po ben gjithçka qe ka ne dore per ta kthyer dhe per ta bere hiç reformen ne drejtesi. Dhe per kete kam nje prove. Ne fund te vitit te kaluar me konsensus nga te dy palet, nga te gjitha palet, u miratua ligji i famshem per dekriminalizimin. Shume kolege qe e votuan, çuditerisht, sot thone se jane bere pishman qe e votuan ate ligj. Une i pyes sot: çfare ka ketu per t’u bere pishman. Kush eshte bere pishman? Se me ligj ata jane njerez me precedente penale, apo krmiminele nese doni se e them prape, kriminele! Duhet te dalin me ligj nga ky parlament. Kush eshte bere pishman per te nxjerre jashte nga parlamenti dhe zyrat e shtetit ata qe kane ardhur ne parlament me arme, ata qe kane qelluar ata me te cilet kane konflikt civil, ata qe kane zevendesuar forcen me arsyen, ata qe kane grabitur me dhune apo me imunitet parlamentar ate qe nuk i takon. Ata qe erdhen per t’u fshehur ne zyrat e shtetit pasi kishin bere krime jashte Shqiperise dhe moren nje imunitet qe sot e kane akoma, per shkak se ligji per dekriminalizimin nuk po zbatohet edhe pas 4 muajsh. T’u thuash shqiptareve se ne kete parlament nuk paska njerez me precedente penale, eshte si t’i bindesh se ka pyll pa derra, apo t’i bindesh se ka liqen pa ngjala, apo t’i bindesh se ka det pa peshkaqen. T’u thuash shqiptareve se, kur nje njeri i thjeshte mban arme, ajo eshte arme, po kur ate e mban nje deputet eshte celular, kjo nuk eshte shaka. Nuk eshte komike, eshte tragjike! Dhe kjo ndodh dite per dite ne kete parlament per sa kohe qe nuk ka drejtesi dhe ky parlament eshte e fundmja pengese per fat te keq e drejtesise ne Shqiperi. eshte çeshtja a do te kete apo jo drejtesi ne Shqiperi. Ky parlament, siç e thashe, nuk e jep kete garanci dhe duket se s’ka per ta dhene deri ne diten e fundit te vet. Shqiptaret nuk do jene te barabarte para ligjit edhe ne qofte se drejtesia ndryshon me ligj, edhe ne qofte se reforma ne drejtesi, siç duket, mund te kaloje ne kete parlament, çfare garancie ka qe te gjykatesit e korruptuar apo prokuroret e korruptuar, do te shkojne politikanet e korruptuar. Asnje garanci. Dhe ky eshte perceptimi publik, qe reforma ne drejtesi do te perfundoje si nje marreveshje per te mos na ndeshkuar ne. Po kush jane ne fund fare efektet e mungeses apo te shtyrjes se reformes ne drejtesi. Çfare po ndodh sot ne Shqiperi per shkak se drejtesia po vonon. Jua them une: njerezit po ikin, te varferit po shtohen, shkollat po zbrazen, fshatrat po zhduken, qytetet e vogla po kthehen ne fshatra, qytetet e medha po kthehen ne tregje. Aty nuk jetohet, por vetem shihet dhe blihet ne qytetet tona. Shqiperia e gjitha po kthehet ne nje Pazar, qe ka pak konsum, pak ekonomi, shume pak njerez edhe shume krim. Po u jap sot nje rast tjeter qe çfare do te thote te mos kete drejtesi. Para 3 muajsh qeveria solli ketu nje ligj dhe ky ishte ligji per kompensimin e pronave. Ligji siç erdhi, dhe une nuk e votova ate se nuk me bindi, nuk e kthente pronen, por i shkonte vetem nje rruge; rruges se kompensimit financiar te prones. Qe do te thote se shumica e mbetur e pronave qe jane akoma te pakthyera apo pronesi shteterore, te disktueshme ne disa raste, nuk i kthehen pronarit, por i paguhet per nje periudhe 10 –vjeçare, nderkohe qe shteti mban pronen e tij. Por nuk ishte ky argumenti per te cilin ligji erdhi dhe u miratua me urgjence pa shume debat. Qeveria ne ate kohe tha: po e sjell ligjin me urgjence, per shkak se jam ne nje negociate me Gjykaten e Strasburgut, ne menyre qe gjykata te mos jape me vendime qe penalizojen Shqiperine duke favorizuar pronaret. Dikush e besoi dhe e votoi ligjin me kete argument, me bindjen se Gjykata e Strasburgut do te jete ne konsensus me qeverine shqiptare per te mos dhene vendime ne dem te saj. Kjo nuk ndodhi. Une isha nje nga ata qe mund te besoja se do te ndodhte. Sepse nese une jam nje nga ata qe besojne se Gjykata Europiane e Strasburgut mund te beje marreveshje me nje pale, qofte kjo qeveria e Shqiperise, gjykata ka mbaruar. Ky eshte koncepti per gjykatat. Vetem qeveria e Shqiperise shkoi me bindjen se mund te bindte gjykaten qe te mos jepte vendime ne dem te saj. Por kjo nuk ndodhi. Ka nje prove! Para dy javesh Gjykata e Strasburgut dha nje vendim 12 milione euro ne dem te shtetit shqiptar, duke favorizuar kete qe e kishte paditur per t’i kthyer pronen e vet, per shkak se ishte vonuar prona apo nuk ishte kthyer per 25 vjet. Kush e paguan kete dem, kush i paguan keto 12 milione euro? Kjo eshte nje fature qe del nga buxheti, del nga taksat. U hiqet spitaleve, bankave, rrugeve, ndriçimit, transportit pensioneve, i hiqet buxhetit. Po perse? Sepse kjo do te thote, se ky eshte çmimi i te mos beri reforme. Se nese ligji i pronave u shit si nje reforme dhe rezulton si nje dem, dhe nje dem qe nuk do te mbyllet per kaq pak kohe, ky eshte fati dhe ky eshte destini i reformes ne drejetsi. Kete fat mund te kete reforma ne drejtesi ne qofte se tkurret dhe shtrydhet si nje rrobe e palare ne kete parlament. Do te kete te njejtin fat. Nuk do te kete asnje efekt mbi drejtesine. Dhe une dyshoj se keshtu do te jete. Ne do te paguajme shume shpejt çmimin jo vetem te voneses se reformes ne drejtesi, por edhe te shtyrje se saj, sepse shtyrja e saj nga palet politike ketu, nuk eshte se vonon drejtesine ne te ardhmen, por deformon edhe drejtesine e dites. Sepse keta gjyqtare dhe keta prokurore, keta qe japin vendime sot, kur shohin se çfare bejme ne ketu, kur shohin se nuk kemi asnje plan per te bere reformen ne drejtesi dhe per te dhene drejtesi, per te mbrojtur veten ne shume raste, ata vazhdojne te japin vendime te padrejta, te cilat rrisin faturen sociale dhe ekonomike te Shqiperise. Por demi me i madh qe bejne eshte qe u heqin shpresen qindra dhe mijera shqiptaeve qe po ikin sot nga Shqiperia, sepse ketu nuk do te kete dhe nuk do te kete dhe nuk do te kete drejtesi. Dhe kjo eshte nje arsye per te ikur, per te ikur dhe per te mos u kthyer!