Ben Blushi serish kritika ndaj PS dhe Edi Rames. “Edhe Enveri zgjidhej nje here ne 4 vjet”

Lidhur me artikullin:

Pas mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Socialiste, deputeti Ben Blushi ka kritikuar kryetarin e PS Edi Rama dhe ka mbeshtetur protesten e disa anetareve socialiste para selise roze kunder Rames per zgjedhjet brenda Partise Socialiste.

Blushi ka kritikuar Ramen se prej 3 vitesh nuk ben zgjedhje ne parti dhe e ka krahasuar me diktatorin Enver Hoxha, dhe shtoi se edhe ky i fundit bente zgjedhje nje here ne 4 vjet. Deputeti “rebel” socialist permendi edhe shtyrjen e Kongresit te PS, per te cilen tha se edhe karnavalet kane nje date, kurse Kongresi i PS nuk dihet se kur do te mbahet.

Sa i perket koalicionit qeverises, Ben Blushi theksoi se qeverisja PS-LSI nuk eshte stabel, ekonomia eshte ne gjendje te keqe dhe Partia Socialiste po kalon nje moment kritik. Ai theksoi gjithashtu se nuk eshte i vetmi deputet qe ngre zerin kunder ketyre pakenaqesive, edhe pse deri tani vetem ai deklaron hapur qendrimin e tij.

“Ka qe ne 2009 qe nuk ka zgjedhje ne PS. Edhe karnavalet e kane nje date, ky Kongresi i PS u be si komete, nuk dihet kur do beje mbledhje. PS eshte ne nje moment kritik sot, koalicioni jone nuk eshte me stabel, eshte e domosdoshme te kete zgjedhje per kryetarin e partise. Kryetari i PS eshte ndoshta i vetmi kryetar qe ka nje mandat 7-vjeçar. Edhe Sekretari i Pare i Komitetit Qendror te PPSH-se, Enver Hoxha, zgjidhej çdo kater vjete. Formalisht, por ama zgjidhej. PS-ja eshte e vetmja parti pa mandat kryetari”, u shpreh deputeti i PS.

Blushi mohoi se ne pushtet eshte Partia Socialiste, por sipas tij eshte Rilindja. Ai madje beri nje krahasim me koncesionet e Qeverise, duke thene se PS fitoi zgjedhjet dhe Rilindja fitoi koncesionin per te qeverisur.

“Nuk besoj se ka nevoje per zgjedhje te parakohshme. Duhet te kete nje norme qe grupi parlamentar te njohe ç’ben qeveria. Thuhet me status se zgjedhjet behen ne 4 vjet, nderkohe qe nga 2009-a s’ka zgjedhje. 7 vet pa kongres. Ju, ju mendoni, qe jam i vetmi qe mendoj keshtu, por nuk eshte keshtu; edhe 2-3 kolege folen per te njejten gje. Shetisni neper Shqiperi dhe shikoni njerez qe duan zgjedhje ne PS, jo kete forme drejtimi koncesionar, privatizimi. Ne fakt s’po dime se kush po qeveris, Rilindja apo PS-ja, se Rilindja ka falimentuar”, deklaroi deputeti Blushi.

Interesimit te gazetareve nese do te kandidoje per postin e kryetarit te PS, Blushi sqaroi se do ta shpallte nje gje te tille kur te mbahen zgjedhjet.