Ben Blushi: “Shqiperia po qeveriset nga nje i paafte”

Lidhur me artikullin:

Deputeti Ben Blushi ka vijuar edhe sot ne Kuvend me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, te cilin e ka quajtur disa here si te paafte per te na qeverisur.

Blushi iu referua Rames si kryetari i Rilindjes, ndersa Berishes si kryetari i Lindjes. Ai tha se te dy sebashku ata po e shkaterrojne prej shume vitesh Shqiperine. “Çfare po ben Rama, vetem po bojatis germadhat qe na la trashegim Berisha” vazhdoi ai. Gjate fjales se tij Blushi preku disa çeshtje te aktualitetit.

Se pari foli per aksidentin ne Kavaje, ku nje familje humbi dy femije pasi rruges i ishin hequr mbrojteset anesore ne menyre qe te favorizonte nje karburant privat.

Me pas u ndale tek Klemend Balili i kerkuar nga autoritetet greke si kreu i nje organizate kriminale te trafikut te droges.

Pjese nga fjalimi i Blushit:

Per te kuptuar se çfare eshte dhe si mbrohet po jap nje rast qe ka ndodhur para nje jave, nje grua me tre femije po shkonte te shihte burrin e vet ne burg, shteti me dashje i kishte cenuar mundesine te mbrohej nga rruga, aksident nga sabotimi i interesit publik, vdiqen dy femije, sepse nje nene po shkonte te shihte burrin ne burg, a foli njeri nga qeveria sot per nje familje qe u shkaterrua se po ndertonte nje cati, aq me pak ai qe duhet te fliste me shume, kryeministri.

Po kush i hoqi 10 m kangjella nga rruga, kush i hoqi, kush e demtoi interesin publik, nevoja e qeverise per te mbrojtur interesin privat para atij publik.

Pse ishin hequr ato? Nuk kishte para? Ishte borxhi i larte? jo, i sherbyen nje karburanti privat, kete mbrojti qeveria, a keni pare te shkoje shteti atje dhe ta rivendose kangjellen, shih me ca llogjesh merren sot.

Pse perfundoi kjo familje ne burg, sepse babai i vajzave qe shteti nuk i mbrojti, por i coi ne humbje jete, ky ndertoi nje cati ne token e vet, nuk zaptoi, e perfundoi ne burg prej 6 muajsh, vajzat po shkonin ta vizitonin, po sa para tij edhe nga ky parlament duhet te ishin ne burg, ai shkoi per nje cati, humbi dhe dy vajzat, e kush e mbron interesin publik, interesi publik cenohet vetem kur vjen puna te te varferit.

Rasti i fundit ne Sarande qe tregon se si sabotohet interesi publik ne vend, ka tre dite qe shkruhet per trafik te madh droge, nuk e di kush eshte ai njeri, kujt i ka dhene para, Rilindjes, PS, PD apo LSI, ky njeri eshte akoma ne pune, deri dje, ka qene ne pune, per cfare mbahet ne pune, per ca thote qeveria e kam hetuar prej tre muajsh, e hetojne dhe e lene te jete ne krye te transportit, mbrohet interesi privat, nuk ndahemi me, ndahemi ne mbrojtes dhe cenues te interesit publik, qeveria e saboton kete interes