Ben Blushi: “Ti Sali rivalet e tu i rrihje ose i coje ne emigracion”

Lidhur me artikullin:

Ben Blushi dhe ish-kryeministri Sali Berisha jane perplasur me njeri-tjetrin ne Kuvend. Deputeti socialist akuzoi Berishen duke i thene se “mos hy ne punet tona te Partise Socialiste”. Blushi e quajti ish-kryeministrin si “otomani i fundit komunist”.

Ka ardhur menjehere edhe pergjigja e Sali Berishes. “Ti Blush je tradhtar”, u shpreh Berisha.

“Mos fol per politike te jashtme, por fol dhe per ne. zoterinj, ne jemi ne nje gare, mos e mohoni, per nje arsye tonen. Pyetja eshte: Po ti ç’pune ke? Se ti teseren e PPSH-se e ke lene. Une jam nga ata njerez qe e njoh punen tende se çfare ke bere. Nje isha 20 vjeç dhe isha kunder teje.

Nje nga ata ishte Ed Selami, qe e çove ne Amerike dhe ti i ke rrahur keta. Kurse mua s’po me lene te rrah . Ç’pune ke ti me ne? Kujtohesh kur ne bejme gare. Pse perzihesh ti me punet tona. Ed Selamin ti e çove ne emigracion. Me ke ke bere gare ti en 25 vjet.

Dhe arsyeja qe une po dal sot eshte se modeli yt ne 25 vjet o nxirrje jashte, ministrin tend te Jashtem e rrihje, rivalet e tu i rrihje ne zyren tende, dhe une jam sot kunder kunder dhe kerkoj gare eshte se modeli yt nuk dua te perseritet.

Nuk mund te dalesh ti sot qe demokracia qe s’e ke pasur ti ne 25 vjet, te vije tek ne. te çohesh ketu te me besh moral sesi ta bej garen me mire brenda Partise sime….Do çohesh prape ? Ok, nese çohesh e thua se si i trajton rivalet e tu…si e nxore Ed Selamin ne Emigracion, si e ndalove Genc Rulin, si e meson Lulin nga mengjesi ne darke….Une do te jem kunder teje sepse ti je nje otoman komunist dhe ne Ballkan je i fundit”,- u shpreh Blushi.

“Me Blushin kam njohje te vjeter. Kam njohje te vjeter dhe ne çdo rrethane, absolutisht, une disa ane te tij, i vleresoj. Por ne politike nuk dua te citoj veten time, por nuk mund te citoj veten dhe as ta le pa cituar. Edhe po spati njeri per te tradhtuar- tradhton veten e tij. Harroje ti se une shpenzoj qofte dhe nje çerek fjale te vetme te ndihmoj ty. Blush ti je nje tradhtar kur s’ke njeri te tradhtosh ti tradhton vetveten”,- u shpreh Berisha.