Benzema drejt largimit nga Real. Wolfsburg oferte per francezin

Lidhur me artikullin:

Nese Karim Benzema ka deshire te largohet nga Real Madrid, destinacioni i tij i mundshem eshte kampionati gjerman. Sipas asaj qe shkruan sajti italian “Calciomercato.com”, klubi gjerman Wolfsburg eshte i interesuar per sherbimet e sulmuesit dhe ka derguar nje oferte fillestare ne Madrid. Sa? Jo pak, por as shume: plot 30 milione euro, te cilat Real Madrid i ka refuzuar menjehere.

Perveç Wolfsburg ne Bundeslige, edhe Juventus eshte i interesuar per Benzema. Kontrata aktuale e sulmuesit ne Madrid perfundon ne vitin 2019. Vlera e francezit sipas sajtit te specializuar per percaktimin e vleres se lojtareve, “Transfermarkt.de”, eshte rreth 60 milione euro. Pra, ne Wolfsburg duhet te mendojne per ta dyfishuar oferten e tyre.

Benzema nuk u grumbullua me kombetaren e Frances ne Kampionatin Evropian 2016, duke humbur nje mundesi unike te ndihmoje skuadren e “gjelave” per te fituar titullin e kampioneve te kontinentit ne turneun e organizuar ne shtepi. Arsyeja pse tekniku Didier Deschamps nuk e telefonoi ish-sulmuesin e Lyonit eshte perfshirja e ketij te fundit ne çeshtjen “Mathieu Valbuena”, shume e diskutuar ne media, ku Benzema u akuzua se i ka bere shantazh shokut te tij.