Benzema: “Nuk jam ne perfaqesuese per shkak te racizmit”

Lidhur me artikullin:

Per Karim Benzema nuk kishte menyre me te mire per ta mbyllur sesonin se triumfi ne Champions League. I perfshire ne ceshtjen e shantazhit ndaj Valbuena, 28-vjecari mori nje goditje te rende pasi nuk u grumbullua nga Franca per Euro 2016. Per te Real Madrid ishte streha e duhur per ta kaluar kete periudhe te veshtire me nje sukses te jashtezakonshem ne turneun me te rendesishem per klube.

“Ne jete duhet te mesosh nga gabimet dhe ne momentet me te veshtira duhet te reflektosh. Tani jam shume i qete, kam fituar trofene me te rendesishem me klubin tim, ndersa ne France jane treguar te padrejte me mua. Mora nje goditje ne Boterorin e Afrikes se Juges, por kjo qe ndodhi para Europianit ishte edhe me e rende. Tani me duhet te ringrihem dhe te fitoj gjithcka mundem ne karrieren time.”

Benzema i kursen sulmet ndaj trajnerit Deschamps dhe e lidh vendimin per ta lene jashte kombetares edhe me situaten politike qe po kalon Franca.

“Deschamps u dorezua para presionit te nje pjese raciste te Frances. Duhet ta dini qe ne France Partia Ekstremiste arriti deri ne raundin e dyte ne zgjedhjet e fundit. Nuk mendoj se ishte thjesht nje vendim i trajnerit, sepse me te por edhe me presidentin e Federates ia kam kaluar shume mire.”

Megjithate Benzema nuk ia mbyll deren kombetares, ai do te jete i gatshem per “Gjelat” nese do t’i vije nje ftese ne te ardhmen.

“Ne planin sportiv nujk e kuptoj pse s’jam grumbulluar, ndersa ne planin gjyqesor, ende nuk jam shpallur fajtor. Ne momentin qe do te mendojne se mund te grumbullohem, do te jem gati. Me pelqen futbolli dhe te luaj me perfaqesuesen time. Ne rrjetet sociale kam me shume se 40 milione fansa, nderkohe qe thone se njerezit nuk me duan. Kjo eshte qesharake. Trajneri ka patur shume presion, por eshte edhe faji i disa gazetareve qe kane shpikur gjera qe nuk jane te verteta.”

Ne fund Benzema foli per nje marredhenie te shkelqyer me Zinedine Zidane, te cilin e konsideron vellain e madh, ndersa thumboi Mathieu Valbuena per qendrimin qe mbajti ndaj tij.