Berlusconi: “Nuk ka perfunduar asgje. Mund te jem serish president i Milan”

Silvio Berlusconi mund te rimarre serish pronesine e Milan. Nese marreveshja me grupin kinez nuk mbyllet deri ne daten 13 Dhjetor, manjati italian do te rikthehet ne krye te klubit kuqezi. Dicka te tille e la te kuptohet vete Silvio Berlusconi ne nje interviste per mediat italiane. Gjasat jane qe Milan te kaloje ne duart e kinezeve por nese kjo nuk ndodh deri ne 13 Dhjetor te ketij viti, Berlusconi e ka gati nje plan B dhe ai eshte te rimarre serish Milan.

“Nese marreveshja nuk mbyllet do ta rimarr me shume kenaqsi klubin dhe do te ndryshoj strategji. Do te jete nje Milan shume i ri ne moshe dhe me shume futbolliste italiane brenda”, theksoi fillimisht 80-vjecari.

Deklarata keto te kavalierit qe vine fill pas atyre frazave te thena nga Berlusconi perpara derbit te se Dieles se kaluar ndaj Interit.

“Nuk besoj se ky do te jete derbi im i fundit pasi une dhe Galliani mund te qendrojme” nenvizoi Berlusconi perpara sfides mes Milan dhe Inter qe u zhvillua ne San Siro fundjaven e kaluar.  

Ne pritje te asamblese qe do te zhvillohet ne 13 Dhjetor mbetet per tu pare se cfare do te ndodhe me te ardhmen e Milanit. Berlusconi ne vijim te intervistes se tij shtoi se nuk eshte penduar per tua shitur klubin kinezeve edhe pse theksoi se nje vendim i tille i ka dhembur jo pak.

“Milan ka nevoje per tu rikthyer ne nivelet me te larta, por parate sot ne futboll jane gjithcka dhe me duhej ta merrja nje vendim te tille. Jam munduar per te gjetur binzesmene italiane por tua shitur klubin por kjo ka qene e pamundur, doja ta shnderroja Milanin si Barcelona apo Reali i Madridit por ne fund me duhet te pranoja nje oferte te vetme dhe zgjodha ate te kinezeve”, deklaroi ne fund Silvio Berlusconi.