Berlusconi: “Po punojme te rikthejme Milan ne majat e Botes”

Pas disa viteve mes impenjimeve te shumta politike, kohet e fundit Silvio Berlusconi eshte rikthyer serish prane Milanit, me vizitat e shpeshta prane skuadres dhe trajnerit ne qendren stervitore te Milanellos. Gjithsesi Presidenti i shoqerise kuqezi thekson se pavaresisht pranise fizike, ai ka qene gjithnje prane skuadres. “Per te thene te verteten, une gjithnje jam marre me Milanin, edhe kur nuk shkoja ne Milanello, por tani kam me teper kohe dhe te Milani klima eshte goxha e mire. Ka nje trajner te ri me shume deshire per te fituar dhe per t’u rikthyer qe te jemi protagoniste ne Itali, ne Europe dhe ne Bote, sic ka qene gjithmone ne keto 30 vitet e fundit”.
Por rikthimi i Milanit te madh, ne majat e futbollit nderkombetar nuk eshte thjesht nje deshire, por edhe nje lloj premtimi nga ana e presidentit kuqezi.
“Une, vajza ime Barbara dhe Galliani po punojme per te ndertuar nje Milan fitues. Ne vitet e kaluara disa kampione kane ikur, ndoshta edhe per fajin tone. Kete vit ne merkato nderhyra edhe une. Perseris, duhet te besojme por edhe te dime te presim. Por ringritja tashme ka nisur. Skuadra eshte kompetitive dhe shpejt do te rikthehemi te jemi protagoniste edhe ne Europe. Ne 2016 finalja e Champions do te luhet ne Milano, perse te mos enderrojme qe te jemi ne aty?”
Berlusconi flet edhe per merkaton kuqezi, duke prekur dy ceshtje qe kane krijuar sensacion ne keto vitet e fundit, mungesa e afrimit te Tevez, dhe blerja e Balotelli qe ne vere u shit te Liverpool. “Per sa i perket Tevez une nuk jam penduar kurre qe nuk e morem, duke qene se nuk e kisha marre kurre ne konsiderate aktivizimin e tij te Milani. Per sa i perket Balotelli kujtoj se u ble kunder gjykimit tim”.
Per sa i perket te ardhmes, Berlusconi perjashtoi mundesine e shitjes se klubit nga ana e tij.
“Me lendon fakti qe nje milanez, puro si Moratti ja la Interin nje te huaji. Nuk Besoj se do te isha i afte qe t’ia besoja Milanin tone nje te huaji, por ndoshta as edhe nje italiani. Ndoshta do te kishte me shume kuptim nje organizim i aksionereve popullore ne stilin e Realit apo Barcelones. Por ky nuk eshte nje problem qe shtrohet per momentin. Barbara presidente ne te ardhmen? Sigurisht qe e imagjinoj dicka te tille. E shikoj gjithnje e me te impenjuar dhe te apasionuar pas Milanit”.