Berlusconi: “Me shani po te doni, por jam presidenti qe kam fituar me shume trofe ne futboll”

Lidhur me artikullin:

Gjate nje interviste te gjate te dhene per revisten javore “Chi”, presidenti i AC Milan, Silvio Berlusconi, ka folur edhe gjate per sportin dhe vitet e fundit ne krye ne klubit kuqezi.

“Kam nje peng: nuk munda te punoj te Milan ashtu si kam dashur gjate viteve te fundit. Nese ne vitet e fundit Milan nuk ka qene si gjithmone eshte vetem sepse nuk kam pasur kohe te merrem personalisht me klubin.”

“Njerezit flasin pa menduar gjate, – shtoi presidenti Silvio Berlusconi. – por per vite te tjere kam kaluar te pakten tre padite ne jave me avokatet e mi duke folur per 3600 seanca ne gjykate dhe per 73 procese politike. Megjithate jam krenar kur e them me gojen plot se jam presidenti qe ka fituar me shume trofe ne historine e futbollit, gjate viteve qe kam drejtuar Milan.”

Per kohen qe kalon, Berlusconi shtoi:

“Ne jeten time nuk kam menduar kurre per moshen. Kam jetuar gjithmone si te isha 40 vjeç, sepse ashtu ndihesha, plot me kuriozitet dhe deshire per te bere diçka. Pastaj, papritmas erdhi semundja. Me operacionin qe pesova erdhi edhe vetedija se jam 80 vjeç. Nuk do te bej asnje feste, por vetem nje darke me pese femijet e mi. Nuk dua dhurata, le te bejne bamiresi sot.”