BERZH frenon qeverine: “Nuk ka rimekembje te ekonomise”

Lidhur me artikullin:

Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim vlereson se ekonomia shqiptare ka ngecur ne normat e uleta te rritjes duke rrezuar pretendimet e qeverise per rimekembjen e aktivitetit ekonomik. Ne raportin e fundit te tranzicionit (http://2015.trebrd.com/en/countries/) BERZH vlereson se gjate ketij viti ekonomia shqiptare eshte rritur me vetem 2.3 per qind. Kjo shifer, perveçse eshte dukshem me e ulet nga ajo qe vlereson zyrtarisht qeveria, mbetet thuajse ne te njetat nivele me vitin te kaluar, çka do te thote se rritja ekonomia nuk u pershpejtua. Sipas BERZH, ne 2014-en ekonomia shqiptare u rrit me 2.2 per qind, ndersa kete vit.

Vleresimet jane nje goditje e forte jo vetem per programin ekonomik te qeverise, por edhe pretendimet e saj se permes reformave qe ka ndermarre ka bere te mundur ringritjen e ekonomise. Versioni zyrtar i qeverise per rritjen ekonomike kete vit eshte 2.7 per qind, por Banka e Shqiperise dhe BERZH, thone se ky skenar tashme eshte i pamundur dhe rritja e prodhimit do te jete me e ulet.

Parashikimet

BERZH thote se rritja ekonomike ne afatshkurter mbetet e ndrydhur dhe e rrezikuar nga zhballancimet makroekonomike dhe ekspozimi i sektorit financiar perballe goditjeve te brendshme apo te jashtme.

“Nje veshtiresi shtese lidhet me faktin se instrumentat politike per te ndihmuar ekonomine jane te ezauruar, per shkak te borxhit te larte dhe renies se normave te interesit ne minimumet historike,” vlereson BERZH. Sipas saj, nje rritje me e shpejte pritet ne vitin 2016 per shkak te permiresimit te ambientit ne Eurozone dhe nisjes se punimeve per gazsjellesin TAP.