BERZH: “Investimet ne Rajon. Shqiperia ne vendin e fundit”

Lidhur me artikullin:

Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim deklaroi se Shqiperia eshte vendi me nivelin me te ulet te investimeve te huaja per fryme ne rajon. Sipas BERZH, aktualisht stoku i investimeve nga kompanite e huaja ne Shqiperi llogaritet vetem ne 1 mije euro per ccdo banore dhe diferenca me ekonomite e ngjashme te rajonit eshte e thelle.

Ne vendin e parafundit qendron Bosnja. Por investimet e huaja per fryme ne kete vend jane 1800 euro ose 80 per qind me te larta se ne Shqiperi.

Ne Maqedoni, nje vend i cili se fundmi po ndjek politika shume agresive per te thithur kapital nga jashte, stoku i investimeve e huaja eshte 2 mije euro per ccdo maqedonas, ndersa mesatarja e Ballkanit Perendimor llogaritet ne 2602 euro ose 2.6 here me i larte se ne Shqiperi. Ndersa nese krahasohet me vendet e zhvilluara te Bashkimit Europian, Shqiperia ka nje stok investimesh te huaja direkte per fryme 14.2 here me te vogel.

Sektoret

Megjithe krizen e thelle ekonomike qe po kalon prej me shume se shtate vitesh, investitori me i madh i huaj ne Shqiperi mbetet Greqia fqinje. Sipas Bankes se Shqiperise, 26 per qind e aseteve te huaja ne ekonomine shqiptare i perkasin kompanive greke. Perveçse ka stokun me te madh kumulativ te investimeve ne ekonomine shqiptare, Greqia vazhdon te jete edhe investitori me i madh korrent.

Sipas Bankes se Shqiperise, ne vitin 2014 investimet e huaja direkte ishin 869 milione euro ne total. Nga keto, 121 milione euro ose 14 per qind ishin kapitale me origjine greke, nje tregues i cili ilustron ndikimin e madh qe ekonomia helene ka mbi ate shqiptare.

Pas Greqise investitori i dyte me i madh ne Shqiperi eshte Kandaja, me 17 per qind te totalit, ndersa ne vendin e trete vjen Italia, e cila ze 12 per qind ne stokun e investimeve.

Por cilet sektore jane me te preferuarit per kompanite e huaja? Nje pjese e madhe e investimeve te huaja ne Shqiperia kane ardhur permes privatizimeve. Ato kane qene te perqendruara kryesisht ne sektoret e konsumit te brendshem si telekomunikacionet apo sherbimet financiare. Te dhenat tregojne se sektori me investimet me te medha nga jashte eshte transporti dhe telekomunikacioni, i cili ka thithur 27 per qind te totalit te kapitalave te huaja. Ne vendin e dyte eshte sektori financiar me 17 per qind dhe ne vendin e trete vjen industria nxjerrese e cila ka marre 15 per qind te investimeve te huaja.