Besnik Hasi: “E pabesueshme por kemi bere nje rruge shume te gjate”

Lidhur me artikullin:

Barazimi i pabesueshem ne “Emirates” perballe Arsenali i rrit edhe me shume bonuset e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi ne stolin e Anderlecht. Ish mesfushori i Kombetares Shqiptare analizon sfiden e çmendur te Londres ku skuadra e tij arriti te merrte nje pike qe e mban ende ne gare per nje vend ne fazen tjeter te UEFA Champions League.

“Ne pushimin e ndeshjes u thashe lojtareve te kembengulnin me shume dhe pas golit tone te pare na u krijuan shume hapesira. Falenderoj tifozet qe na mbeshteten edhe pas tre golave te pare. Lojtaret e mi hyne ne ritmin e ndeshjes pikerisht per shkak te mbeshtetjes qe pakushtezuar qe moren nga tifozet”.

Hasi nuk ka nje pergjigje te sakte per ate qe ndodhi ne kete sfide me dy fytyra te ndryshme.

“Nuk di te them se çfare ndodhi. Ndoshta Arsenal kerkonte te argetonte publikun, nuk e di. Gjithsesi une jam shume i kenaqur me ate qe ekipi im tregoi ne fushe. Jam gjithashtu shume krenar sepse kjo eshte nje skuader e re me te ardhme perpara. Ne momentin me te veshtire treguam karakter dhe cilesi”.

Ne vijim, tekniku shqiptar analizon ecurine e ekipit te tij deri ne kete faze te UEFA Champions League.

“Kur mesuam fillimisht kundershtaret menduam se vendi i trete mund te ishte nje objektiv i arritshem por tani arrij ta kuptoj se kemi bere nje rruge te gjate. E vetmja ndeshje ne te cilen merituam humbjen eshte ajo kunder Borussia Dortmund, ndersa tre te tjerat mund t’i kishim fituar”.

Ne krahun tjeter, Wenger pergezoi Anderlechtin per shpirtin e gares qe tregoi duke theksuar se nuk u dorezua deri ne minuten e fundit. Ai kritikoi mbrojtjen e Arsenalit duke theksuar se ky barazim eshte zhgenjyes edhe pse 4 pike ne dy ndeshje ndaj belgeve nuk eshte nje arritje e vogel.


Video: