Besnik Hasi: “Kunder Dortmund ishte nje katastrofe e vertete”

Lidhur me artikullin:

Rikthimi i Legias se Varshaves ne fazen e grupeve te UEFA Champions League duhej te ishte nje feste per skuadren polake dhe tifozet e saj, por ne fund te 90 minuteshit ka rezultuar nje makth i vertete. Humbja 6-0 ndaj Borussia Dortmund ka shokuar edhe trajnerin shqiptar te kampioneve te Polonise, Besnik Hasi. Ai e cilesoi kete takim nje katastrofe pasi vendasit e pane veten ne disavantazhin e tre golave brenda 17 minutave te para.

“Pas minutave te para mendoj se ndeshja perfundoi dhe aty nuk kishte me histori. Eshte nje moment vertet frustrues per mua dhe lojtaret. Nuk kam fjale, mund te them vetem qe eshte nje katastrofe. U perpoqem te luftonim per te mos pesuar me shume gola ne pjesen e dyte por nuk arritem ta menaxhonim situaten. Mbrojtem ne menyren me te keqe te mundshme”.

Ne vijim, Hasi vuri theksin te mungesa e disa prej titullareve per shkak demtimi, duke nenvizuar se ky fakt krijoi nje situate aspak pozitive ne ekipin qe drejton.

“Nuk kam shume alternativa per te ndertuar ekipin qe deshiroj. Lejuam disa gola qe mund te ishin evituar. Borussia eshte nje ekip qe nuk te toleron ne te tilla situata dhe keshtu ndodhi”.

Ky eshte viti i pare i Besnik Hasit ne pankinen e Legias se Varshaves dhe emerimi i tij ne stolin e skuadres polake riktheu edhe ekipin pas shume vitesh ne fazen e grupeve te Champions League.