Besojeni apo jo. Shqiperia ne gjysmefinalet e boterorit te rruges

Shqiperia gjysmefinaliste ne Boteror. Nuk eshte nje shaka, por nje e vertete e bere realitet fale pese djemve shqiptare te futbollit te rruges, qe morren pjese mes 50 skuadrave me te mira te Botes, ne finalen e turneut te zhvilluar ne Sao Paolo te Brazilit, qe u organizua nga futbollisti i Barcelones, Neymar ne Akademine e tij. Shqiperia qe u perfaqesua me skuadren Vetetima dhe u shortua ne Grupin C, ku arriti te fitoje 2 ndeshje me Perune dhe Kanadane e Lindjes duke u renditur dhe te 3-tet ne grupin e tyre.

Ne fazen e dyte, Shqiperia fitoi 5-0 me Turqine, ndersa ne 1/8 kuqezinjte munden po me te njejtin rezultat Portugaline. Ne cerekfinale, djemte shqiptare mposhten Greqine 1-0 perpara se te eliminoheshin ne gjysmefinale nga Holanda. Kampione e turneut u shpall Brazili, qe mposhti ne finale Holanden, ndersa nese do te kishte patur takim per vendn e 3-4 ai do te duhej te luhej mes Shqiperise dhe Serbise. Kapiten i skuadres shqiptare ishte Denis Hyka, ndersa kater lojtaret e tjere ishin Xhuljan Reci, Erald Leci, Klajdi Ibrahimi dhe Jurgen Isaku.