Betejat ligjore te Apple dhe Samsung
Titanet e smartphone-ve Apple dhe Samsung vijojne betejen ligjore per produkte per te cilat te dyja palet pretendojne se kane patenten.
Beteja e radhes mes tyre eshte zhvendosur ne Gjermani lidhur me aplikacionin VoiceOber. Ky aplikacion u mundeson nje perdorim me te lehte personave te verber. Apple e ka vendosur ate ne iPhone. Kur VoiceOver eshte i aktivizuar, telefoni te thote se cfare po shtypet ne ekran.
 
Samsung pretendon patenten e VoiceOver dhe per kete kompania koreano-jugore ka paditur ate amerikane ne nje gjykate ne Gjermani. Ne seancen e radhes, gjyqtari i ceshtjes vendosi te pezulloje ceshtjen persa kohe eshte ne shqyrtim nje padi e Apple ndaj Samsung, padi e cila mund te rrezoje te gjithe pretendimin e ketij te fundit.
 
“Per dekada tashme ne kemi investuar dhe jemi pionere te zhvillimit teknologjik, sidomos ne fushen e telefonave mobil, pune qe eshte reflektuar vazhdimisht ne produktet qe kemi hedhur ne treg. Pavaresisht ketij vendimi, ne mendojme qe Apple ka shkelur patenten tone dhe do te kerjojme te merren te gjitha masat e nevojshme per te mbrojtur pronen tone intelektuale”, thuhet ne deklaraten e Samsung.
 
“Lufta” mes dy kompanive nisi qe pas prezantimit te Galaxy nga ana e Samsung. Apple paditi kompanine aziatike per shkelje te te drejtave. Nje vendim i gjykates amerikane i dha te drejte Apple, por nje padi e ngritur ne Korene e Jugut nga ana e Samsung, vendosi te kunderten.