Bihteri refuzon milionat

Beren Saat, aktorja e njohur e serialit “Dashuri e ndaluar”, nuk luan me ne seriale

Aktorja me e paguar e Turqise, Beren Saat, e njohur me shume nga seriali “Dashuri e ndaluar” me rolin e Bihterit, duket se po i mban te gjitha premtimet qe i ka bere bashkeshortit Kenan Dogulu. Tashme, ajo i ka lene pas te gjitha projektet dhe i ka refuzuar te gjitha oferat per te luajtur ne seriale. Aktorja Beren Saat, per momentin i eshte dedikuar seriozisht marteses se saj pergjate ketij viti.

Deri tani ajo ka refuzuar mjaft seriale dhe rrjedhimisht, edhe oferta nga me josheset. Shumat e pallogaritshme Bihter-it nuk i interesojne me, te pakten per nje vit.

Nga informacionet e mediave turke, aktorja 30-vjeҫare ka refuzuar deri tani 4 seriale. Shifra me e larte qe i ishte ofruar nga seriali “Hakmarrja” shkonte ne 70 mije lira turke (per ҫdo seri).