Bill Gates: Femijet tane s’do te perfitojne nga miliardat tona

Bill Gates ka folur per familjen e tij dhe se si eshte te jesh prind ne familjen me te pasur ne bote. Ai eshte njeriu me i pasur ne bote, me nje pasuri personale prej rreth 76 miliarde dollaresh.

Por, Bill Gates nuk do t’ia le gjithe kete pasuri 3 femijeve te tij, por pjesa me e madhe e pasurise se tyre do te shkoje per Fondin e bamiresise, “Bill & Melinda Foundation”.

Ne nje rrefim si asnjehere me pare, themeluesi i Microsoft-it dhe gruaja e tij, Melinda, kane folur se si ata jane duke i rritur femijet e tyre.

Çifti ka folur gjate nje konference ne TED ne Vancouver, duke thene se femijet e tyre do te inkurajohen qe ta gjejne vete rrugen e tyre ne bote, pa ndihmen e miliardave te tyre.

Bill Gates ka thene se ne vend te parave, ata u kane dhene 2 vajzave dhe djalit te tyre edukim te mire, ne menyre qe ata te mesojne se si te mbeshteten ne aftesite e tyre dhe jo ne pasurine e prinderve te tyre.

Organizatori i konferences, Chris Anderson tha: “Ju keni para te mjaftueshme sa per t’i bere edhe ata [femijet] te gjithe miliardere, pavaresisht kontributit te Fond”.
Por Gates eshte pergjigjur duke thene: “Ata s’do t’i kene keto qe thoni ju. Ata duhet ta kuptojne se puna e tyre eshte kuptimplote dhe e rendesishme”.

Gates ka sqaruar se ai dhe Melinda e kishin marre kete vendim qysh para se te martoheshin, duke shtuar se jane inspiruar nga nje artikull i investitorit dhe filantropitWarren Buffett ku ai kishte thene se edhe vet kishte vepruar kesisoj.