Binomi Inter – Mancini fillon te funksionoje, Mberrin fitorja e pare

Lidhur me artikullin:

Roberto Mancini shijon fitoren e pare ne Serine A me Inter qe i rikthehet suksesit ne kampionat pas dy barazimeve dhe tri humbjeve ne 5 ndeshjet e fundit. Ziklatrit arriten te mposhtnin 2-0 ne transferte Chievo ne nje sfide te hapur dhe me raste te shumta shenimi ne te dyja portat. Takimi u zhbllokua ne minuten e 19-te nga Matteo Kovacic, qe perfitoi nga pasiguria e mbrojtjes vendase, duke mos i dhene asnje shans portierit Bizzarri, qe detyrohet te nxjerre topin nga rrjeta.

Kievo, qe nuk mund te pajtohej me rezultatin, e shtoi presionin ne gjysmefushen kundershtare duke iu afruar disa here golit, si ne rastin e minutes se 35, kur tentativa me roveshate e Meggiorinit u devijua ne kendore nga Handanovic. Portieri slloven ishte me fat edhe ne minuten e 44-te, kur krossimi i Sardos u ndal nga traversa.

Inter e nis me nje rast te mire pjesen e dyte, por goditja e Nagatomo priret me porten perfundoi jashte, 2 minuta me pas rreziku u spostua ne porten e Handanovic, pas nje kundersulmi te shpejte qe u permbyll me goditjen e Paloschit, i cili nuk gjeti kuadratin.

Ne te 55 D’Ambrossio kembeguli nga e majta e sulmit zikalter, krosoi sakte ne qender, aty ku Ranochia godeti me mjeshtri, me topin qe perfundon ne rrjete prane shtylles se djathte.

Gjithcka u be me e lehte per Inter ne minuten e 73, me ndeshkimin me karton te kuq te Botas per ofendim ndaj gjyqtarit, pasi e kishte marre nje te verdhe per nderhyrje te ashper. Ne minutat e mbetura Interi e administroi me lehtesi rezultatin, duke iu gezuar fitores se paster qe e ngjit ne vendin e 11 ne kuoten e 20 pikeve.

Sfida tjeter e mbremjes ndermjet Empolit dhe Torinos perfundoi ne barazim 0-0. Mbrojtesi i kombetares shqiptare, Elseid Hysaj luajti per 90 minuta ne radhet e skuadres vendase, qe mban poshte ne renditje pikerisht Torinon, qe nuk fiton prej 6 ndeshjesh ne Serine A.