Bisede me Kadarene: “Une isha nje pushtet shpirteror”

Veprat e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare jane perkthyer ne me shume se 40 gjuhe, prej shume vitesh ai eshte kandidat per Çmimin Nobel. Dhe megjithate ai po korr kritika per rolin e tij ne komunizem. Tani ai mbush 80 vjet.

“Nese ka nje gje qe me ben krenar dhe te lumtur, eshte kjo ne vijim: Gjate diktatures komuniste une i kam shkruar librat e mi me te mire dhe me te guximshem. Ne to une e kam vene regjimin ne shtyllen e turpit.»

Ismail Kadare qendron ne divanin e baneses se tij ne Tirane. Autori shqiptar, i cli me romanin absurd kunder luftes «Gjenerali i ushtrise se vdekur» u be i njohur nderkombetarisht, me gishterinjte e dores se djathte e formon nje rreth, nje gjest precizioni, sikur te donte te thoshte: Ishte mu keshtu dhe asgje tjeter.

«Nuk mund te shpreheshe hapur: ‹Vendi yne i dashur eshte nje diktature e tmerrshme dhe mizore!› Por kur vrojtimet e tij riprodhoheshin indirekt, duke i bartur ne perandorine e faraoneve, atehere e kuptonin menjehere te gjithe qe me kete mendohej Shqiperia. Sepse, piramidat lidhen me pushtetin, me tiranine.»

Romani theres i Kadarese «Piramida» ne gjermanisht doli vetem me 2014, me dy dekada vonese. Librin ai kishte filluar ta shkruante para mbarimit te diktatures shqiptare me 1990 dhe e kishte perfunduar pastaj ne ekzilin francez.

Qe dymbedhjetevjeç, i mrekulluar nga letersia

Ismail Kadare eshte mjeshter i ngritjes se historive te tij ne parabola. Te pervuajturit dhe viktimat qe ndertonin piramiden e Keopsit u bene te pervuajturit dhe viktimat e totalitarizmit ne pergjithesi. Pergjuesit e vene fshehurazi ne trupat e njerezve ne romanin «Spiritus» e simbolizojne shtetin vezhgues ne vete. Bashke me artin gjuhesor behet keshtu letersi universale e rangut boteror.

Padyshim qe autori i lindur me 1936 me librat e tij ka gjuajtur me thumba kunder regjimit. Por, kritiket i ngarkojne ende sot qe ai ka qene shume i afert me pushtetaret komuniste: «Çfare domethene ne nje vend si ky t’i qendrosh prane regjimit? Pos ndoshta fakti qe kam qene gjalle? Pese libra te mi jane ndaluar ne Shqiperi. Dhe tani po sulmohem me fjale si: ‹Perse nuk jeni vrare? Ju jeni gjalle, domethene keni qene i afert me regjimin.›» Njohja nderkombetare e ka mbrojtur ate, perkunder kolegeve te tij, qe te mos burgoset apo edhe te vritet.

Pas shpines se Kadarese qendon nje pikture me ngjyrera vaji: Eva po mban nje molle ne dore, simbolin e joshjes. Edhe Ismail Kadare, biri i nje nepunesi poste, u josh qe ne vite te hershme: nga letersia.

«Me dymbedhjete, trembedhjete vjet letersia e madhe me terhoqi ne syrgjynin e saj. Ne formimin tim ka ndikuar fort edhe shtepia ku jam rritur. Ajo ishte teper e madhe per familjen time. Dhomat ishin pothuajse te zbrazuara. Dhe, dhomat e zbrazura ushtrojne nje ndikim te madh ne nje te ri, sidomos nese ai ka nje prirje per te fantazuar si puna ime. Jam ndier si ne nje keshtjelle.»

Si shkrimtar «perfaqesues i nje tiranie alternative»

Shtepise se prinderve ne Gjirokaster, transmeton Dialogplus, me 1970 ai i ngriti nje monument me romanin «Kronike ne gur». Nderkaq shtepine ai ia ka falur qytetit te tij te lindjes.

Qe nga kthimi me 1999 ne Shqiperine e re, demokratike, Ismail Kadare jeton nderrueshem ne Paris dhe ne Tirane. Dhe, mu ketu ai nganjehere ndihet i perfolur. Kur flet per kete ai shterngon grushtin dhe godet me te lehte mbi komodinen mbane divanit:

«Disa nganjehere thone: ‹Edhe Ismail Kadare ishte nje diktator.› Ne nje kuptim, kjo madje eshte e vertete: Ne Shqiperi sundonte nje tirani komuniste. Dhe nese ishe nje shkrimtar i njohur, atehere ishe perfaqesues i nje tiranie alternative, spirituale. Kjo eshte detyra me e rendesishme e letersise: Te ngris nje pushtet paralel. Dhe, une isha ky pushtet paralel. Nje pushtet shpirteror. Por kjo nuk eshte e denueshme.»

/Ne «Deutschlandradio Kultur» nga Tobias Wenzel