Bizneset greke drejt vendeve fqinje: Bullgari, Shqiperi, Qipro

Kriza e thelle ekonomike dhe taksat e renda po detyrojne bizneset greke, qe te shperndahen ne vendet fqinje.

Dhoma kombetare e Tregtise ne Greqi njoftoi se, 60 mije biznese te vogla dhe te mesme greke kane bere kerkese per t’u shperngulur ne vendet e rajonit, veçanerisht ne Shqiperi, Bullgari dhe Qipro, per shkak te veshtiresive te medha qe po hasin ne vendin e tyre.

Gazeta e njohur “Kathimerini” citon presidentin e kesaj dhome, Vasili Korkidis, te shprehet se biznesi ne Greqi eshte mbitaksuar per nje kohe te gjate dhe tashme i ka ardhur fundi durimit. Sipas te dhenave zyrtare, nga organizata me e madhe e biznesit ne Greqi, aktualisht 60 mije ndermarrje greke te madhesive te ndryshme kane hapur NIPT-e ne vendet fqinje.

Sipas Dhomes se Tregtise, keto NIPT-e nuk jane aktivizuar ende, por hapja e tyre tregon se bizneset greke po bejne pergatitje per t’u shperngulur ne vendet fqinje, ku taksat jane me te uleta dhe nuk ka kontrolle mbi kapitalin.

Ne 6 vitet e fundit, kriza ka falimentuar mbi 50 mije biznese ne Greqi. Sipas parashikimeve te Dhomes se Tregtise, ne 2016-n vleresohet se mund te falimentojne edhe 63 mije te tjera, per shkak se kontrollet mbi kapitalin, qe qeveria vuri veren e ketij viti, kane thelluar krizen e likuiditetit.

Shumica e ndermarrjeve perballen me vonesa ne pagesa dhe pamundesi financiare. Nga ana tjeter, 7 vite krize kane çuar ne nje renie te thelle te konsumit, i cila vleresohet gati 42 per qind, duke rrudhur te ardhurat e bizneseve, veçanerisht atyre te vogla e te mesme.

Mesymja e bizneseve greke ne rajon mund te jete nje mundesi e mire per ekonomite fqinje, perfshire Shqiperine, per te perfituar kapital dhe investime te reja, te cilat krijojne vende pune dhe gjenerojne prodhim ne ekonomi.

Te dhenat tregojne se, deri me tani, perfituesja kryesore nga eksodi i kapitalit grek ka qene Bullgaria, ku prej vitit 2009 jane shperngulur mbi 10 mije biznese greke, te cilat kane investuar ne total mbi 4.5 miliarde euro ne ekonomine bullgare.

Mediat ne Athine i bene jehone jave me pare, lajmit qe qeveria shqiptare do te hiqte taksen per biznesin e vogel nisur nga janari i 2016-s dhe – sipas tyre, – shume biznese greke mund te transferohen ne Shqiperi.

/Top-Channel/