1

Biznesi proteston perpara Bashkise per taksat (Foto)

Nje tjeter proteste eshte mbajtur para Bashkise se Tiranes diten e sotme. Kesaj radhe, ne proteste kane dale biznesi i vogel dhe biznesi i mesem, te cilet kundershtojne taksat dhe tarifat vendore.

Ata shprehen kunder taksave te reja per biznesin e vogel, te cilet thone se nuk kane mundesi ta paguajne dhe kjo do t’i çoje drejt falimentimit. Sipas tyre, taksa per hapesiren publike qe biznesi i vogel duhet te paguaje eshte 15-fishuar.

Duke kundershtuar taksat e reja, biznesmenet e vegjel kane bere edhe nje krahasim duke thene se taksa per hapesiren publike eshte me e madhe edhe se qiraja e ambienteve.