Bleri, fituesi i edicionit te dyte te “MasterChef Albania”

Lidhur me artikullin:

Bleri eshte fituesi i edicionit te dyte te spektaklit “MasterChef Albania 2”, duke arritur te realizoje pjata me perfekte se konkurrenti tjeter, Indriti.

Bleri kurorezon me sukses fitoren ne “MasterChef”, duke thene se ka realizuar nje enderr, pasi eshte rritur me Kuzhinen. “Te them te drejten nuk e prisja edhe pse e doja shume e me te gjithe zemren.

Me ne fund ky trofe eshte i imi. Dhashe maksimumin per ta arritur kete gje. eshte nje enderr e realizuar per mua. Jam shume i lumtur dhe i emocionuar, me duket sikur nuk po e kuptoj se çfare po ndodh, por jam une fituesi”, eshte shprehur Bleri pas marrjes se çmimit.

Bleri 21-vjeçar ka zbuluar pasionin e tij per kuzhinen ne moshen 11-vjeçare dhe te ardhmen e tij e sheh si shef i afirmuar.

Fitorja i dha atij trofeun e “MasterChef Albania 2”, çmimin prej 10 mije eurosh dhe mundesine per te botuar nje liber me recetat e tij te gatimit. Bleri mberriti ne finale se bashku me Indritin nga Kruja ne nje gare prej 14 javesh.

Ne finale, tematika e gatimit ishte e lidhur me festen e te dashuruarve, “Shen Valentinin”. Pjatat e realizuara ne mbremjen finale i perkisnin kuzhines se larte dhe me plot gojen Bleri, bashke me Indritin, tashme quhen shefa te vertete, vleresim ky i bere edhe nga tre shefat, Sokol Prenga,Gezim Muslika dhe Renato Mekolli. Aplikimet per konkurrentet qe duan te marrin pjese ne edicionin e ardhshem te “MasterChef” jane hapur.