Blerim Latifin: Lavdrim Muhaxherin e prodhuan hoxhallaret tane

Tash e 15 vjet ne xhamite e Kosoves ne menyre te papenguar eshte predikuar fanatizmi fetar islamik. Ky lloj predikimi tanime i ka arritur efektet e veta: ka prodhuar militante, si puna e Muhaxherit dhe shokeve te tij. Pergjegjesine me te madhe per kete e bart ne radhe te pare Bashkesia Islame e Kosoves e cila ka bere nje gabim teper te madh duke u dhene imameve te saj nje liri te plote ne predikimet e tyre. Por cilet jane edhe faktoret tjere qe po ndikojne ne rritjen e fanatizmit fetar? I pari eshte sistemi politik gjeresisht i korruptuar, i dyti eshte sistemi arsimor i shkaterruar ne te gjitha nivelet qe nga çerdhet e deri ne universitete dhe i treti eshte pesimizmi ekonomik i lidhur me krizen strukturore te ekonomise se vendit. Blerim Latifi, mesimdhenes i filozofise ne Universitetin e Prishtines flet per Express.
Express: z.Latifi si e komentoni veprimin e xhihadistit Lavdrim Muhaxheri i cili u shfaq ne syte e botes duke masakruar nje te ri diku ne Siri apo Irak?

Blerim Latifi: Kam lexuar e degjuar keto dite lloj-lloj shpjegimesh mbi veprimin e tmershem te terroristit Muhaxheri, qe nga shpjegimet psikiatrike qe e nxjerrin ate si nje psikopat, e deri tek ato te llojit konsipirativ sipas te cilave ky vrases eshte nje agjent i sherbimeve sekrete serbe e qe eshte ne funksion te prishjes se imazhit te shqiptareve ne bote. Konsideroj se e verteta qendron diku tjeter. Nje veprim i tille kriminal eshte pasoje direkte e nje situate kur bashkedyzohen fanatizmi fetar me pervojen e perditshme te luftes. Masakruesit jane produkte te ketij bashkedyzimi. Fanatizmi ja mundeson njeriut te hedhe tutje çdo ndjenje keqardhje apo dhembshurie per te gjithe ata qe mendojne ndryshe prej tij, qe kane religjion apo ideologji tjeter, ndersa te jetuarit ne nje ambient lufte ia ben te mundur heqjen e frikes nga vdekja, aq me teper nese lufta eshte e inspiruar nga dallimet religjioze.Rasti ne fjale na tregon edhe njehere se çfare fuqie te madhe transformimi ka fanatizmi, qofte e fetar qofte ideologjik, i cili permes manipulimit mental e shnderron njeriun fillimisht ne lende te pare dhe pastaj nga ajo lende krijon çfare te doje, e edhe vrases te tille si ky Muhaxheri. Historiani britanik Eric Hobsbaem diku njehere ka thene se ne shume raste ideologjia di te jete edhe me e rrezikshme se sa bomba atomike. Natyrisht ne si shoqeri nuk jemi pergjegjes per luften ne Siri dhe Irak, por jemi pergjegjes per fanatizmin fetar, i cili i ka shtyre qindra kosovare te shkojne atje dhe te perfshihen ne masakra ndersektare te botes arabe.

Express: Ne çfare kuptimi duhet ta marrim kete pergjegjesi?

Blerim Latifi: Ka pesembdhjete vite qe ne kemi lejuar qe neper xhamite tona dhe ambiente te tjera sociale te predikohet ne menyre te papenguar dhe sistematike fanatizmi fetar islamik, qe do te thote predikimi sipas te cilit ka vetem nje menyre te drejte dhe te lejuar te te jetuarit, e ajo eshte menyra salafiste ( radikalizmi islamik) dhe te gjitha te tjerat jane te gabueshme dhe te pamoralshme, se shiitet jane devijant te poshter te islamit, se hebrenjte jane popull i mallkuar, se amerikanet jane djaj, se grate duhen nenshtruar e perbuzur, se xhihadi eshte forma me e larte e perkushtimit fetar, se te gjitha te keqijat e shoqerise vijne nga mungesa e fese, e plot gjera te ngjajshme, krejtesisht te paqendrueshme. Ky lloj predikimi tanime i ka arritur efektet e veta: prodhimin e militanteve, si puna e Muhaxherit dhe shokeve te tij.

Express: Kush barte ne kete mes pergjegjesine me te madhe?

Blerim Latifi: Ne rradhe te pare Bashkesia Islame e Kosoves. BIK-u ka bere gjithe keto vite nje gabim teper te madh duke u dhene imameve te saj nje liri te plote ne predikimet e tyre. Asnje organizate serioze nuk ben nje gje te tille. Ajo eshte dashur qe ne fillim te disiplinoj kleriket e saj ne terren.

Express: Ne çfare menyre ?

Blerim Latifi: Duke krijuar nje kod strikt te korrektesise ne predikimin publik. Permes ketij kodi ne njeren ane do te rregullohej menyra e ligjerimit fetar duke shmangur gjuhen e fanatizmit dhe urrejtjes ndaj formave te tjera te besimit, sjelljes e mendimit dhe ne anen tjeter do te sanksionoheshin te gjithe ata klerike qe do ta thyenin kete kod te korrektesise. çdo fe qe nuk ka nje kod te korrektesise publike heret a vone shnderrohet ne problem dhe kercenim per shoqerine. Bashkesia Islame e Kosoves kurre nuk ka bere nje gje te tille. Ajo vetem deklarativisht shpeshhere ka kundershtuar ndonje klerik te saj ekstremist, por asnjehere nuk ka nderrmarre masa konkrete te sanksionimit e penalizimit. Natyrisht ky nuk eshte faktori i vetem.

Express: Cilet jane te tjeret?

Blerim Latifi: E kam thene edhe njehere tjeter: prapa fanatizmit fetar ne rritje ne Kosove qendrojne tre faktore bazik qe e ushqejne vazhdimisht ate. I pari eshte sistemi politik gjeresisht i korruptuar, i dyti eshte sistemi arsimor i shkaterruar ne te gjitha nivelet qe nga çerdhet e deri ne universitete dhe i treti eshte pesimizmi ekonomik i lidhur me krizen strukturore te ekonomise se vendit. Ne nje gjendje te tille pa politike serioze, pa edukim funksional modern, pa ekonomi, kleriket populist dhe ekstremizmi fetar gjejne terren ideal per te lulezuar dhe kjo atakon me se pari shtresen sociale e cila me se shumti eshte e disponuar pro radikalizmit e qe jane te rinjet. Bile mund te them se ne keso situatash krize te rinjet perbejne shtresen me te rrezikshme te shoqerise.

Express: Perse te rinjet jane shtresa me e rrezikshme?

Blerim Latifi: Shikoni tek ne ekziston nje bindje se te rinjet jane shtresa me progresive dhe me e emancipuar e shoqerise. Kjo eshte vetem nje mit i iluminizmit vulgare. Historia na tregon se te rinjet gjithmone kane qene ne krye te levizjve me te pergjakshme ne shoqeri te ndryshme. Ja disa shembuj : Jakobinet qe i lane me gjak rruget e Parisit ne kohen e Revolucionit te vitit 1789 te gjithe kane qene djem te rinj, si Robespieri apo Sen Zhysti, bolsheviket rus poashtu, levizjet fashiste ne Europe kane nisur si levizje te te rinjeve dhe veteraneve te kthyer nga transhete e Luftes se Pare Boterore, Kmeret e Kuq te Pol Potit qe vrane gati 1 milion njerez ne fushat e vdekjes ne Kamboxhia, te gjithe ishin djem te rinj, dhe sot levizjet radikale islamike, si ISIS, jane ne thelb levizje te rinjesh.

Express: Si mund te shmangim rrezikun nga ekstremizmi fetar, rrezik per te cilin tanime kane dhene alarmin edhe vendet dhe mekanizmat perendimore qe e mbeshtesin Kosoven?

Blerim Latifi: Duhet punuar pernjemend ne te gjitha ato fusha qe i permenda me lart. Pra na duhet nje jete politike e mirefillte, e jo nje kaste politikanesh qe shqetesohen vetem per kapitalizimin privat te funksioneve publike, na duhet ti kthehemi njehere e mire sistemit arsimor dhe ta nxjerrim nga kollapsi ku ka rene, e qe i ngjane nje industrie te riprodhimit te injorances dhe ne anen tjeter kreret e bashkesise me te madhe fetare ne Kosove, BIK-ut, te ulen e ti pervishen punes per ndertimin e nje kodi te korrektesise. Dua ta perseris ate qe e thash me lart : feja pa nje kod te korrektesise publike, ne kushtet e nje shoqerie me shume besime, pashmangshem shnderrohen ne problem kombetar.

(Gazeta Express)