Bluza inteligjente qe kuron mendjen e pacienteve psikiatrike

Veshje inteligjente kunder depresionit. Eshte nje bluze e zgjuar, e integruar me senore dhe elektroda ne gjendje te monitorojne gjendjen emocionale te pacienteve psikistrike, ajo qe aktualisht po testohet ne Pisa ne tre klinika, Strasburg dhe Gjeneve mbi personat qe kane crregullime bipolare.

Tashme, pas tre vitesh studimi, blerjes te se dhenave dhe zhvillimit te nje platforme, Psyche (Personalised monitoring System for Care in Mental Health), ka mberritur ne fazen e eksperimentimit.

Projekti europian eshte koordinuar nga Qendra e kerkimit E.Piaggio i universitetit te Pises dhe sheh pjesemarrjen e dhjete partnereve europiane multidisiplinare, qe vijne nga Italia, Zvicra, Franca, Gjermania, Spanja dhe Irlanda, mes te cilave ka universitete, kompani private, qendra kerkimi dhe spitale.

“Qellimi kryesor i projektit eshte zhvillimi i nje platforme multisensoriale dhe multi-parametrike qe bazohet ne substraktet e tekstilit dhe pajisjeve qe vishen per monitorimin afatshkurter dhe afatgjate te pacienteve. Ne kete menyre krijohet nje mjet mbeshtetjeje per mjekesine psikiatrike ne diagnozat e semundjes, por sidomos ne prognoze, ne pergjigjen e trajtimit farmaceutik dhe ne parandalimin e episodeve maniake-depresive”,- shpjegoi Enzo Pasquale Scilingo, profesor i asocuar i Bioinxhinierise dhe koordinator i projektit.

“Gjate studimit, pacientit i kerkohet te vishet bluza dy here ne jave per nje periudhe ndiekjeje prej14 javesh. Bluza e sensorizuar lejon kapjen e parametrave fiziologjike dhe te elektrokardiogrames (EKG) dhe frekuencen e frymemarrjes, edhe paramtetrat biomekanike te cilet levizin pozicionin. Dy here ne jave, disa ore para se te shtrihen per te fjetur, pacientet veshin bluzen dhe perdorin smartfonin per te regjistruar zerin e tyre, plotesojne testin psikologjik/njohes dhe shkruajne gjendjen emocionale. Gjate nates, bluza vazhdon te regjistroje te dhenat fiziologjike”,- vazhdon Scilingo.