Bohlen: ‘Kam shpetuar boten nga nje katastrofe’

 

Ish solisti i grupit muzikor Modern Talking, Dieter Bohlen ka deklaruar se nuk do te kete nje rikthim te grupit te famshem te viteve 80. Grupi eshte i perbere nga Dieter Bohlen dhe Thomas Anders dhe ngjiten shkallet ne renditjen muzikore me hite si Cheri Cheri Lady apo Brother Louie,You’re my heart You’re my soul. ‘Kemi pasur nje oferte nga nje kompani per te dhene 10 koncerte ne Rusi dhe Gjermani por une nuk kam pranuar. Shuma qe do te perfitonim ishte e madhe rreth 20 milione euro por une kam vendosur qe nuk do te kete nje rikthim. Mendoj se kam shpetuar boten nga nje katastrofe e madhe’, ka deklaruar Bohlen. Modern Talking jane ndare per here te pare ne vitin 1987 dhe u ribashkuan ne vitin 1998. Ne vitin 2003 pas divergjencave te shumta ndermjet Bohlen dhe Anders grupi eshte ndare perfundimisht.