“Boll me levdata per Balotelli. Ai eshte i cmendur. Nuk ka tru”

Lidhur me artikullin:

Nuk ka kurre paqe per Mario Balotelli, as pas nje dygoleshi super. Kete here sulmi ka ardhur nga Salvatore Bocchetti qe, nga Rusia, e ka perkufizuar italianin si “plotesisht i çmendur”. Ish-mbrojtesi i Genoa dhe Milan, qe tani luan me Spartakun e Moskes, ka zbuluar edhe nje episod te çuditshem:

“Nje dite, kur ishim me kombetaren dhe po hanim, eshte zemeruar dhe ka goditur ne fytyre me nje pjate Marco Motta. E kuptoni se per çfare po flas? Nuk ka tru!”.

Mbrojtesi i ka bere keto deklarata gjate programit rus “Kul’t ura”, duke shtuar se:

“Eshte nje lojtar i mire, por nese nuk ke mend… Nje dite pas nje ndeshje te Italise, trajneri na ka dhene dy ore te lira. Te gjithe kemi dale per xhiro me uniformat e kombetares, ndersa ai ka veshur pantallona xhins dhe nje xhakete lekure”.