Boterori i peshengritjes. Qerimaj dhe Calja kthehen pa medalje

Lidhur me artikullin:

Ekipi shqiptar i peshengritjes do te rikthehet pa medalje nga Kampionati Boteror qe zhvilluan ne Houston te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Dy shtangistet Briken Calja dhe Erkand Qerimaj nuk arriten qe te renditeshin ne podiumin e me te mireve duke mbetur jashte. Briken Calja garoi ne peshen 69 kg duke e mbyllur garen ne vendin e tete ne dygaresh.

Fakti qe Calja rikthehej pas dy vitesh pezullim ne pedane ndikoi gjate gares, pasi pati probleme fizike. Calja deshtoi ne dy provat e para ne stilin e shkeputjes me 143 kg, ndersa arriti ta ngreje kete peshe ne proven e trete.

Ai u rendit ne vendin e 13 ne kete stil, ndersa ne stilin e shtytjes tentoi dhe rikuperoi duke ngritur me sukses proven e pare me 177 kg, po ashtu edhe te dyten me 183 kg, ndersa deshtoi ne proven e trete, ne 187 kg. Me 326 kg ne total, ai u rendit ne vendin e tete edhe ne dygaresh.

Ndersa Erkand Qerimaj garonte ne baterine B ne kete kampionat ne peshen 77 kg. Ne stilin e shkeputjes, ai realizoi me sukses dy provat e para, 151 dhe 154 kg, ndersa gaboi me 156 kg ne proven e trete duke u renditur ne vendin e gjashte.

Ne shkeputje shkodrani e nisi mjaft mire garen duke ngritur me sukses ne dy provat e para 186 dhe 188 kg, por dyshoi ne proven e trete 193 kg duke e mbyllur garen me 342 kg ne dygaresh ne vendin e 5 ne grupin B. Te vetedijshem per mundesite, synimi i shtangisteve shqiptare ne kete kampionat ishte grumbullimi i pikeve per ne Olimpiaden e Brazilit.