Bravo: "Messi fantastik. Rivali yne eshte Atletiko"

Tek Barcelona jane te te njejtit mendim, pasi edhe portieri Claudio Bravo, etiketoi Atleticon e Madridit si rivalin e madh te blaugranave ne garen per te fituar titullin kampion te La Ligas. Gjithsesi kiliani nuk harroi as Realin e Madridit teksa shtoi se Los Blancos kane ne ekip shume lojtare cilesore. “Atletico dhe Reali jane dy rivale shume te forte. Los Colchoneros vazhdojne te jene ai ekip i frikshem qe sezonin  e shkuar fitoi kampionatin. Une mendoj se Atletico eshte skuadra per tu mundur ne kete sezon. Por edhe Reali per arsye se ka ne organike shume lojtare me kualitet besoj se do ti na beje gjerat me te veshtira. Megjithate momentalisht ne duhet te perqendrohemi vetem te vetja jone dhe te vazhdojme me kete ritem qe nisem La Ligan. Por edhe pse perballe Elches, Bravo u aktivizua titullar, ai nuk e ka te sigurt vendin ne formacionin baze, pasi do ti duhet te luftoje me Marc Andre Ter Stegen. Portieri gjerman e ka marre veten nga demtimi dhe pritet te jete gati per sfiden e javes se dyte te La Liga ndaj Villarealit. “Trajneri nuk na e ka komunikuar ende se kush do te luaje titullar gjate sezonit mes meje dhe Ter Stegen. Por pavaresisht kesaj une po perpiqem te jap me te miren time ne menyre qe te kem mundesi te luaj. Besoj se konkurrenca per vendin e titullarit eshte dicka pozitive ne nje klub te madh si Barcelona”. Ne fund ish portieri i Real Sociedadit foli edhe per yllin katalanasve, argjentinasin Lionel Messi. “Eshte fat ta kesh Messin shok skuadre dhe jo rival. Me cilesite qe ai ka per nje portier eshte shume e veshtire qe ta ndale. Kur isha pjese e Sociedadit me ndodhte shpesh dicka e tille. Tashme qe jam bere pjese e Barces nuk me mbetet gje tjeter vecse te shijoj menyren sesi ai luan futboll”.