Brazil 2014, Boterori i rekordeve

Nje Boteror mbahet mend per spektaklin e fushes por dhe per rekordet qe thyhen dhe ne kompeticionin e organizuar ne Brazil u rrezuan jo pak te tille, pikesepari ai i me i rendesishmi per europianet, thyerja e mitit amerikano-jugor, me Gjermanine qe u be vendi i pare nga kontinenti i vjeter qe triumfoi ne shtepine e latineve aq sa Europa zgjat tani kryesimin e pergjithshem te trofeve ne 11-9. Nuk u thye dot rekordi i golave te shenuar ne nje kompeticion te vetem, por gjithsesi u barazua ai i France 98 me 171 realizime dhe 2.67 gola per ndeshje, qe jane pasqyrim i lojes se bukur qe dhuroi kompeticioni qe sapo u mbyll. Gjithsesi te tjere rekorde golash rane ne Brazil, pasi ne gjysmefinalen me Selesaon, Klose me golin e dyte gjerman u be shenuesi me i madh i te gjitha koherave duke parakaluar dhe brazilianin Ronaldo. Por ne ate ndeshje rane disa rekorde ne seri siç ishte ai i gjysmefinales se pare ku u regjistrua nje rezultat 7-1, duke thyer rekordin qe mbahej nga Uruguai dhe Argjentina ne 1930, ndersa u barazua dhe rekordi per humbjen me te thelle te Brazilit, e cila ishte regjistruar ne 1920, 0-6 me Uruguain.

Gjithashtu Brazili per here te pare e mbylli kompeticionin me 14 gola te pesuar brenda nje turneu te vetem, diçka qe nuk kishte ndodhur kurre me pare. Por nje tjeter statistike u rrezua dhe ne gjysmefinalen mes Holandes dhe Argjentines, qe u be e para, e cila perfundoi me rezultat te bardhe 0-0, ashtu siç dhe nisi ndersa Holanda u be e para skuader ne kete kompeticion qe ne nje gjysmefinale nuk arriti te godase asnjehere brenda 120 minutave ne kuadrat. Dhe meqenese jemi te portokallinjte, Van Gal u be i pari trajner qe zevendesoi portierin per te pritur 11-metershat siç ndodhi para ekzekutimit te penalltiveve para Kosta Rikes. Ishte sigurisht Boterori i golave por gjithashtu dhe i shteses pasi si asnjehere me pare tete ndeshje kishin nevoje per kohen shtese ose penalltite per te percaktuar fituesin. Dy skuadra per here te pare e mbyllen turneun pa humbje, Holanda dhe Kosta Rika, te dyja u eleminua nga penalltite, Kosta Rika nga formacioni i Van Gal, ndersa vete Holanda nga Argjentina. Nje rekord vendosi gjithashtu dhe Faryd Mondragon qe me aktivizimin e tij ne ndeshjen me Japonine u be futbollisti me i vjeter qe ka luajtur ndonjehere ne Kupen e Botes duke qene 43 vjeç e 3 dite dhe ne fund e mbyllim me rekordin me domethenes ate te publikut. Brazil 2014 mesatarisht kishte 53 mije e 592 shikues ne stadium per ndeshje pothuajse 1 mije me shume se ne Gjermani 2006 qe mbante rekordin e meparshem.