Brazili synon 27 medalje ne Rio 2016

Lojerat Olimpike do te zhvillohen pas 2 vitesh ne Rio De Zhaneiro por komiteti olimpik brazilian ka shpallur objektivat. ‘Ne do te jemi vendi organizator dhe do te marrim pjese ne te gjitha disiplinat e ketyre lojerave. Kemi investuar shume dhe do te vazhdojme te investojme akoma me shume ne te gjitha sportet. Ne Londer ne fituam 17 medalje ndersa ne Rio 2016 ne synojme te fitojme 27 medalje’, ka deklaruar drejtori sportiv i komitetit olimpik brazilian Marcus Vinicius Freire. Per te arritur kete objektiv komiteti olimpik brazilian ka punesuar 40 trajnere te huaj. Pervec sporteve si volejboll, not, xhudo, futboll, brazilianet synojne te marrin medalje dhe ne sporte si gjimnastike, boks, kanotazh apo handboll.