Brescia, Itali. Arrestohen 2 grupe me shqiptare qe shperndanin droge

Lidhur me artikullin:

19 persona te arrestuar dhe sekuestrimi i 62 kg marijuane dhe kokaine eshte bilanci i nje operacioni antidroge ne Brescia te Italise. Gjate operacionit u goditen dy grupe, nje shqiptar dhe nje ital0-shqiptar qe trafikonin ne Itali marijuane dhe kokaine.

Keto dy grupe dergonin sasi te medha droge ne Brescia dhe me pas pasi e fshihni neper garazhe apo neper pyll rreth qytetit.

Policia zbuloi dy çanta me marijuane ne nje rezort malor, ku gjendeshin perkatesisht 4 dhe 13 kg marijuane. Nje çante e trete me 5 kg marijuane u gjet ne nje garazh, ku gjithashtu u gjeten dhe dy pistoleta qe ishin grabitur ne nje province te Brescias.

Gjithashtu ne kete garazh u gjeten dhe mjete per perpunimin e droges dhe pergatitjen e saj per shitjes si dhe 700 grame kokaine.

Operacioni i policise ishte vazhdimi i operacionit te muajit shkurt 2014, kur u sekuestruan 35 kg kokaine qe ishte ne posedim te nje 48-vjeçari shqiptar.