Brexit, bie paundi britanik dhe forcohet dollari amerikan ne tregun shqiptar

Luhatjet e forta ne tregjet nderkombetare te valutave si pasoje e daljes se Britanise nga Bashkimi Europian jane percjelle menjehere edhe ne tregun e brendshem.

“Nga 179 leke, paundi ra ne 169 leke dhe sot qe flasim tregtohet me 166 leke”, deklaron Rinald Gjyli, ekspert i kursit te kembimit.

Por veç paundit, zhvillimet politike ne Britani kane ndikuar negativisht edhe euron, pasi investitoret druhen se largimi i Mbreterise se Bashkuar do te kete pasoja ne ekonomine europiane.

“Ka patur nje renie te lehte te euros nga 137.9 ne 137.3 leke, por kjo edhe per faktin se kemi hyre ne sezonin e veres, kur ka rritje te te ardhurave ne monedhen europiane, remitanca dhe fluks turistesh”, nenvizon Gjyli.

E vetmja monedhe kryesore e cila ka fituar pike ne kete situate te trazuar per tregjet financiare eshte dollari amerikan, i cili eshte forcuar si ne raport me paundin, ashtu dhe ne raport me euron e lekun. Eksperet presin qe kjo tendence te vazhdoje.

“Pritshmeria do jete nje renie e lehte e metejshme e euros kundrejt lekut, ne nivelin 136.8 nga 137. Do kete nje rritje te dollarit kundrejt lekut, nga 126 ne 127, ndersa paundi nga 166 do kete nje rimekembje ne 172-173”, shton Gjyli.

Fundjaven e kaluar shumica e britanikeve votoi per t’u largar nga Bashkimi Europian, çka ka shkatuar nje vale te re paniku neper tregjet financiare.

/Top-Channel