Brexit: Kryeministri Cameron jep doreheqjen ne tetor pas vendimit te Mbreterise se Bashkuar per largim

Kryeministri David Cameron do te jape doreheqjen ne Tetor pas vendimit te Mbreterise se Bashkuar per largimin nga Bashkimi Europian.

Cameron e beri njoftimin ne nje deklarate jashte Downing Street, pas shpalljes se rezultatit final.

Ai tha se do te tentonte ta “mbante te qendrueshme anijen” gjate javeve dhe muajve ne vijim, por ky “lidership i fresket” ishte i nevojshem.

Kryeministri u kishte bere thirrje qytetareve te qendronin, duke paralajmeruar pasoja ekonomike dhe sigurie per shkak te nje daljeje, por Mbreteria e Bashkuar votoi te largohej 52% kundrejt 48%.

Anglia dhe Uellsi votuan fuqimisht per nje “Brexit”, ndersa Londra, Skocia dhe Irlanda e Veriut mbeshteten qendrimin ne BE.
Lideri i UKIP, Nigel Farage e konsideroi ate si ‘diten e pavaresise” se Mbreterise se Bashkuar, ndersa e quajti kampin e mbeshtetesve per te qendruar si nje ‘katastrofe’.

Paundi ra ne nivelin e tij me te ulet perkundrejt dollarit qe prej 1985-s ndersa edhe tregjet reaguan ndaj rezultateve.

Nderkohe, kryeministri Cameron ka njoftuar Mbretereshen per vendimin e tij te qendrimit afatshkurter, dhe me pas per dorezimin e detyres nje kandidati tjeter pas Konferences se Konservatoreve ne Tetor 2016.

/BBC