Brexit sjell pasoja dhe ne Formula 1

Lidhur me artikullin:

Disa jave me pare bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone, nuk e kishte fshehur qendrimin e tij pro daljes se Britanise se Madhe nga Bashkimi Europian. Tashme qe dicka e tille eshte bere realitet, 85-vjecari nuk ngurron te thote se cilat do te jene pasojat ne kete sport.

“Kalendari i sezonit te ardhshem ne Formula 1 do te humbase nje ose dy cmime te medha te Europes. Nuk mund ta them me siguri se cilat pista do te perjashtohen, por ato qe do te perfshihen nuk do te jene europiane. Formula 1 nuk eshte nje kampionat europian, por boteror”.

Ne fillim te javes, Ecclestone ishte shprehur se mund te kete nje reduktim te garave per sezonin e ardhshem, nga 21 ne 18. Nuk eshte e veshtire per ta kuptuar qe pistat ne rrezik jane Monza, qe per momentin nuk ka firmosur as rinovimin e kontrates, cirkuiti i Gjermanise Nurburgring dhe ne fund ai i Kanadase, ku duhet te kryhen disa investime te rendesishme e qe kerkojne shume para. Me shume se me rezultatin e referendumit ne Mbreterine e Bashkuar, reduktimi i garave per sezonin e ardhshem lidhet me faktin se Formula 1 eshte gjithe e me shume e uritur per para.