Britania e Madhe, rritet punesimi por pak presion per rritje te pagave

Punedhenesit ne Britani po tregojne pak shenja reagimi ndaj nje tregu te forte pune. Ndersa norma e papunesise qendroi ne 5.1 per qind per tremujorin e katert te 2015-es, niveli me i ulet ne nje dekade, presionet mbi paga kane qendruar te dobeta, me rritjen e te ardhurave duke u ngadalesuar ne 1.9 per qind.

Zyra kombetare e statistikave ne Londer tregon se rritja e pagave me perjashtim te bonuseve ishte ne 2 per qind. Hartuesit e te dhenave treguan se ndersa norma e punesimit vazhdon te shenoje nivele rekord te larta dhe vendet vakante te punes jane me te medha se kurre, rritja e te ardhurave ka qendruar e ulet.

Te dhenat kane gjasa te perforcojne pritshmerite se Banka e Anglise do te prese ne rritjen e normes baze te interesit nga niveli rekord i ulet prej 0.5 per qind. Papunesia ra me 60,000 njesi ne tremujorin e fundit, ne 1.69 milione, ndersa punesimi u rrit me 205,000 ne 31.4 milione.

Çeshtja per politikeberesit eshte se per sa kohe mund te vazhdoje permiresimin tregu i punes, deri sa inflacioni te ndjeke rritjen. Banka e Anglise theksoi me heret gjate muajit se ndersa norma e papunesise ka arritur ekuilibrin afatgjate, inflacioni i ulet po redukton presionet mbi punedhenesit per te rritur pagat.

/Telegrafi/