Britania jashte BE. Ndryshime te medha priten ne Premier League

Britania jashte Bashkimit Europian ndryshon edhe futbollin ne ishull. Pasi i thane jo Bashkimit Europian nepermjet referendumit, Premier League pritet te kete ndryshime ne rregullore. Pasojat e para te votimit u pane tek monedha Paund, qe pesoi nje zhvleresim ne krahasim me Euron e Dollarin dhe si pasoje e kesaj, klubet angleze do te paguajne me shume per yjet e futbollit. Per shembull nese nje skuader angleze per mesfushorin Paul Pogba do te paguante 120 milione Euro, tani do t’u duhet te derdhin ne arkat e klubit te Juventusit 160 milione, nderkohe qe per Shtetet qe jane brenda Unionit Europian, blerjet ne Angli mund te rezultojne me ekonomike.

Momentalisht ne Premier League, luajne 65 futbolliste, te cilet nuk jane me shtetesi angleze dhe ne kete rast disa prej tyre konsiderohen ekstra-komunitare dhe per te qendruar ne Mbreterine e Bashkuar te gjithe ata duhet te kene leje pune si dhe duhet te kene luajtur per dy vite ne Kombetaret e tyre. Aktivizimi i tyre bazohet ne rregulloren e perqindjes se ndeshjeve te luajtura dhe renditjes ne tabelen e FIFA-s. Ne kete menyre, rregullorja e re mund te shkaktoje dhe largimin e disa emrave te rendesishem, sic jane; David De Gea, Martial, Mata, Scheiderlin e shume emrave te tjere. Por jo vetem “Djajte e Kuq” mund te perfshihen nga nje eksod i mundshem pasi edhe Man.City eshte i rrezikuar per te humbur sherbimet e Mangala Navas dhe Nasri. Gjithashtu dhe ylli i skuadres se eest Ham Dimitri Payet si dhe Mingolet i Liverpool.