.

Bugatti Veyron ishte e djeshmja. E ardhmja eshte Bugatti Chiron

Harrojeni Bugatti Veyron. Tani e ardhmja i perket Bugatti Chiron. Modeli i ri eshte nje miks i se bukures dhe bishes. Chiron mund te arrije nje shpejtesi deri ne 380 kilometra ne ore. Shpejtesi kjo qe mund te rritet deri ne 420 kilometra ne ore. Prodhuesit thone se kjo makine mund te arrije nje shpejtesi akoma me te madhe por sistemi eshte i bllokuar dhe mund te zhbllokohet vetem me nje autorizim special dhe vetem ne rruge qe nuk jane per trafik normal te automjeteve.

Me nje fuqi prej 1500 kuaj, Chiron arrin shpejtesine prej 100 kilometrash ne ore ne me pak se 2.5 sekonda. Nje motor 16 cilindrash, nje serbator qe mban 100 litra por qe nese i jep gaz ne maksimum, pas 8 minutash ky serbator eshte bosh.

Nje makine te tille duhet ta porositesh pasi nuk do te jete ne seri. Bugatti ka planifikuar qe te prodhoje deri ne 500 automjete te tilla dhe 1 makine do te kushtoje rreth 2.8 milione euro. Pasi ta kesh porositur duhet te presesh 6 muaj deri ne perfundimin e ndertimit te Chiron, pasi gjithcka behet me dore.