Buje e madhe ne SHBA e Izrael: Zbulohet biseda e pakendshme Obama-Netanyahu!

Publikimi i bisedes se presidentit amerikan Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka ndezur debat te madh ne kohen kur marredheniet mes SHBA-ve dhe Izraelit jane ne nivelin me te ulet te mundshem, per shkak te invadimit izraelit ne Gaze, shkruan Wall Street Journal.
Sipas transkriptit, presidenti Obama kerkoi armepushim te menjehershem dhe te pakushtezuar, si dhe respektim te marreveshjes se armepushimit te nentorit 2012, transmeton Telegrafi. Ai konfirmoi mbeshtetjen e tij per Egjiptin dhe bashkepunimin rajonal e nderkombetar per t’i dhene fund armiqesive.

Transkripti eshte publikuar fillimisht nga televizioni izraelit Channel One, ndersa Times of Israel e ka perkthyer ne anglisht.

Biseda eshte kjo:

Barack Obama (BO): Kerkoj qe Izraeli te bie dakord per armepushim te njeanshem dhe te nderprese te gjitha aktivitetet sulmuese, sidomos sulmet ajrore.

Benjamin Netanyahu (BN): Dhe çfare merr Izraeli ne kembim te nje armepushimi?

BO: Besoj se Hamasi do te nderpres ndezjen e raketave dhe do te kete armepushim.

BN: Hamasi shkeli me pare pese armepushime. Ajo eshte nje organizate terroriste e perkushtuar per shkaterrimin e Izraelit.

BO: Perseris, pres nga Izraeli te nderprese te gjitha aktivitetet luftarake ne menyre te njeanshme. Imazhet e shkaterrimit te Gazes largojne boten nga Izraeli.

BN: Propozimi i Kerryt ishte krejtesisht jorealist dhe i jep Hamasit perparesi diplomatike.

BO: Brenda shtate diteve pas perfundimit te veprimeve ushtarake te Izraelit, Katari dhe Turqia do te fillojne negociatat me Hamasin ne baze te marreveshjes se vitit 2012, ku perfshihet detyrimi i Izraelit per anulimin e rrethimit dhe kufizimeve te Gazes.

BN: Katari dhe Turqia jane mbeshtetesit me te medhenj te Hamasit. eshte e pamundur qe te mbeshtetemi tek ta per zhvillimin e negociatave.

BO: Une ju besoj. Izraeli nuk eshte ne gjendje te zgjedh ndermjetesin.

BN: Protestoj, sepse Hamasi do te vazhdoje zjarrin me raketa dhe tunelet do t’i perdor per sulme terroriste.

BO (nderpret Netanyahun): Topi eshte ne terrenin izraelit dhe duhet te perfundojne te gjitha aktivitetet ushtarake.

Te dyja palet e kane mohuar kete transkript duke e quajtur te rrejshem, ndersa mediat izraelite citojne per kete burimet amerikane.