Bukuria e Alpeve Shqiptare nen frymezimin e “Majave te Ballkanit”

Lidhur me artikullin:

Mbresa te paharrueshme te Tim Neville, rrefyer per New York Times

Bukuria e Alpeve Shqiptare nen frymezimin e “Majave te Ballkanit”

Nga Tim Neville.

“Pershendetje. Nese keni ardhur per luks, faleminderit, mund te shkoni ne Paris, New York. Ketu tek ne do shihni gjera te verteta, barinj qe ruajne dhente, gra qe mbledhin sheget ne peme. Ju mund te vizitoni fermeret dhe ata do t’ju presin ne shtepite e tyre” Kela Qendro, nje 33-vjeçare qe drejtonte nje agjenci turistike me priti pikerisht me keto fjale.

Peter Grub, pronari i nje qendre te quajtur “Row Adentures” me baze ne Idaho, ishte ulur ne qoshe duke pare hartat nen driten e abazhurit te punes. Ne ishim ne hotel “Rosi”, ne dhomen 305, i cili ndodhej ne nje bllok ndertesash ne ngjyre te verdhe ne te çelet ne Guci, i perbere nga nje komunitet kryesisht mysliman ne ish-Republiken Jugosllave te Malit te Zi. Ne jug te qytezes ndodhej nje shteg shkembor. i cili ngjitet panderprere drejt gojeve vampirike te majave gelqerore. Te nesermen do te ndiqnim ate shteg dhe do te shkonim virtualisht pa u vene re ne Shqiperi.

Ky do te kishte qene veprimi me i gabuar, nese do te ishte ndermarre ne vitet 1980, kur Shqiperia ishte Koreja e Veriut ne Europe. Nga Lufta e Dyte Boterore deri ne vitin 1985, kur lideri komunist Enver Hoxha nderroi jete, e izoloi Shqiperine ne nje shtet shtypes e vetmitar. Enver Hoxha asgjesoi disidentet, e shpalli fene te jashteligjshme dhe e uli ne 11 vjeç moshen per ekzekutim. “Mesuesi i madh” i vulosi hermetikisht kufijte dhe e distancoi veten nga vendet e tjera komuniste. “Ne kemi luftuar bark bosh dhe kembe zbathur, por pa iu perkulur askujt”, – i tha ai njehere liderit sovjetik Nikita Krushov.

Goditja e fundit e Enver Hoxhes dhe rrezimi i sistemit komunist shenonin fillimet e fundit te izolimit te Shqiperise dhe ne vitet ne vazhdim kufijte e tensionuar te rajonit qe ndan Shqiperine, Malin e Zi dhe Kosoven u bene vendet qe çdokush do te deshironte t’i vizitonte. Fondet nga ndihmat e derguara dhe nje stabilitet relativ kane ndihmuar ne krijimin e nje klase te mesme dhe zhvillimin e turizmit ne rajon. Guidat turistike organizojne grupe me kanoe nen urat prej guri ne Malin e Zi, ecje perreth Shqiperise dhe vizitojne sitet e saj arkeologjike duke vazhduar turin me tej drejt pistave te skive ne Kosove. Hotele te rinj e mbushin me gjalleri edhe pse uji nuk eshte gjithmone i ngrohte.

Kela Qendro, nje shqiptare 33 vjeçare, e cila punon ne nje agjenci turistike, me tha: “Eja ketu ti shohesh gjerat nga afer. Barinjte, grate qe vjelin sheget etj. Nese shkon tek fermeret, ata do te mirepresin ne shtepite e tyre”.

Zoti Grubb, i cili realizon rreth shtate udhetime ne vit ne Kroaci, kishte kohe qe mahnitej me bukurite magjepsese te ketij rajoni pak te zhvilluar te Ballkanit. Rreth nje vit me pare ai aplikoi nje menyre intriguese, eksplorimin e zones ne kembe.

Majat e shtigjeve te Ballkanit, nje projekt i kordinuar nga Agjencia Gjermane per Bashkepunime Nderkombetare, me perfshirja e grupeve te tjera te interesit (qe perfshijne OJQ-te dhe zyrat turistike), zyrtarisht u hap vitin e kaluar si nje shteg prej 190 kilometra ose 120 milje, i projektuar per te nxitur turizmin dhe punen ne grup mes fqinjesh historikisht ne grindje. Shtegu ne vetvete lidh enklavat Myslimane, Katolike dhe Ortodokse, si dhe Sllavet dhe fiset e shumta shqiptare ne tre parqe te perbashketa kombetare, secili tregues i nje rajoni me bukuri te pallogaritshme. Muret e shkembinjte e kullave ngrihen ne qindra metra ne nje qiell te pafajshem. Shtepite e fermereve bashkohen se bashku si astere ne luginat. Ujqit dhe rreqebujt kalonin gjate peizazheve te mbuluara nga gjelberimi.

Nuk do te kishte pasur perafrime te verteta nese banoret e zonave nuk do t’i kishin kthyer shtepite stergjyshore ne bujtina qe ofrojne shtreter, djath te bere vete, mish dhe raki. Edhe ecjet neper kufij te larget dhe jo te natyrshem tashme jane te ligjshme, fale nje sistemi te ri lejesh, vene ne efiçence veren e shkuar. Zoti Grubb donte vetem disa udhetare te regjistruar te gatshem per te eksperimentuar para se t’i ofronte nje udhetim te vertete. Vetem shtate shoqerues nga Teksasi dhe une u regjistruam.

I ulur ne dhomen e hotelit, z.Grubb nxorri harten dhe psheretiu. Dukej nervoz. Duhej te drejtoheshim drejt thellesive te Alpeve Shqiptare, te njohura si male te namuna, disa nga majat me akullnajore te Europes, pas Alpeve Zviceriane dhe majave me te larta te Alpeve Dinarike. Gjithe shtegu do te mund te pershkohej per 10 dite, por ne kishim ne dispozicion vetem pese dite. Maja te veshtira dhe dite te ngjeshura na prisnin.

“Kjo mund te jete me komplikuar nga sa e kisha menduar”, tha Z. Grubb, dhe fiku driten.
Mengjesin e asaj dite, ne aeroportin e Podgorices ne Malin e Zi, takova disa amerikane nga Teksasi. Rainey Rogers, kampion boksi, ishte me i riu i grupit, 49 vjeç. Richard Dill, nje farmacist i dal ne pension, me origjine mongole, ishte me i moshuari i grupit, 73 vjeç dhe Mark David, nje agjent imobiliar ne profesion.

Ishte erret kur arritem ne Guci, por mengjesi erdhi i ndritshem dhe i ngrohte. Mali i Rosi-it 2522 metra i larte, emrin e te cilit e mbante dhe hoteli, ngrihej ne veri-lindje, nderkohe qe mali i Jezerces, 2.694 meter i larte, ngrihej ne jug.

Rreth ores 9:00 drejtori i nje nga tre parqet kufitare, Parkut Kombetar Prokletije, Enes Dreskovic, na morri me nje automjet transporti ushtarak. Sediljet ne pjesen e pasme ishin shume te vogla per te gjithe ne, keshtu qe une rrija ne parakolpin e pasem. Grate me shami rreth qafes po na shikonin, ndersa Rainey i dha karamele femijeve ne ane te rruges. Nje zoteri ne nje jelek me vija dergoi nje karroce me dru zjarri.

Ishim vetem kur zbritem ne nje ndalese ne Luginen e Ropojanes. Ketu shtegu filloi seriozisht. Nje shqiptar nga Thethi, i cili ishte dhe objektivi yne 12 milje larg, mendohej te ishte nisur nga fshati ne oren 3 te mengjesit, me kuaj per te mbajtur ngarkesat tona, por nuk kishte asnje shenje te tij.

“E pra, mireseerdhet ne germen “A” te udhetimit te aventures” tha zoti Grubb, duke ferkuar mjekren e tij te kuqe. Ai propozoi te vetmin plan logjik B: gjerat qe na nevojiten t’i mbledhim ne bagazhin ditor. Shoket e grupit nga Teksasi dukeshin me pak te merzitur dhe zbrisnin duke u ngazellyer ne peizazhit magjepses.
“Le te behemi gati dhe te shkojme pas tij” tha Paul Pogue, nje drejtues.
Shkembinjte e bardhe si mermeri kercisnin nen kembet tona nderkohe qe marshonim drejt nje livadhi ne mes te nje pylli ahu. Nga te gjitha imazhet qe kisha patur per kete zone, asnjera nuk ishte me e bukur se kjo.

“Mrekulli” tha Marku i mahnitur.

Heret nga pasditja kishim kaluar shtegkalimin e Pejes, nje pjese e zhveshur shkembi dhe e rrahur nga era. Barrakat e gurta pa jete qendronin si roje me dritare pa xhama ku vareshin pjese te grisura mushamaje. Bunkeret ne forme kubeje me folete ku vendoseshin armet, fortifikonin pikat me te larta. Nga frika e nje pushtimi, Enver Hoxha kishte ndertuar 700,000 bunkere ne nje shtet me te vogel se Marilandi.
“Mireseerdhet ne Shqiperi” – tha guida yne, Semir Kardovic nje malazez 28 vjeçar.
Ngjitja mbi 2000 m ne kembe ishte e veshtire, por edhe zbritja ne Theth ishte e veshtire. Ne rreshqisnim poshte e me poshte, neper luginen akullnajore, madje edhe me gjunje. Ecem drejt njeres prej tyre, aty ishte nje shtepi pushimi qe dukej sikur i perkiste perjudhes mesjetare, me dritare te ulta dhe me muri prej guri.

“Mirembrema,” pershendeti i zoti i shtepise, Pavlin Polia. Ai ishte ne te 30-at, i gjate me floke te zeza dhe nje hunde romake. Gruaja e tij quhej Vlora dhe ishte nga Kosova, solli disa gota ndersa vellai i tij, Nardi, na shtrengoi duart.

Brenda ne dhomen kryesore, ndodhej e varur ne mur, mbi nje fuçi te mbushur me djath, nje instrument me tela te holle, quhej Çifteli. Rainey uli koken poshte ne nje tavoline te gjate prej druri, ndersa Dick u shtri mbi njerin prej 15 shtreterve ne katin e siperm kurse une piva raki kumbulle, i bindur se isha kthyer prapa ne kohe.

Ashtu si shume shqiptare, z. Polia kishte emigruar ne Itali dhe kishte punuar ne ndertim, dhe ende kujton pepsin e tij te pare. Ai ishte kthyer ne familjen e tij ne Theth, pas nje dekade dhe ne vitin 2009, e ktheu shtepine e tij ne bujtine. Tani atje shkojne rreth 300 vizitore ne vit, ekuivalent sa gjysma e banoreve te fshatit, secili paguan rreth 25 euro, ose rreth 31 dollar, ku perfshihej fjetja dhe ushqim.

“Ne Itali kisha shume mundesi te fitoja para, por nuk e kisha pasion” – me tha ai.
U ngjita larte ne katin e dyte te baneses por Z. Polia me ndaloi.
“Mos harro valixhen” tha ai.
“E keni ju çanten time?” e pyeta me dyshim.
“Po” tha ai “E solla me kuaj”

Ate nate te lodhur u shtrime nen batanijet e ngrohta, dhe u zgjova nga aroma kundermuese te specave te pjekur. Pas nje mengjesi me veze, djathe dhe reçel, hodhem mbi shpine çantat tona dhe u drejtuam drejt Valbones. Zona ishte shume shkembore dhe e thepisur saqe as turqit otoman, nuk kishin pasur mundesine te depertonin ne kete rajon, siç bene ne shumicen e vendeve te Ballkanit per rreth 500 vjet. Keshtu qe Thethi ashtu si dhe Valbona, jane akoma zona katolike.

Mali Arapit, i larte 1413 metra, dukej sikur me ngrinte lart, ndersa pershkoja uren prej druri, duke vazhduar rrugen permes drureve prej pishe, frasheri dhe shkoze. Nuk kishte shkuar akoma ora 10:00 dhe ishte zagushi.

Nje nate me pare po debatonin rreth asaj se sa kuaj do te merrnim ne rast se do te benim nje udhetim. Rainey kishte demtuar nje muskul. Dick kishte pesuar nje renie. Per fat te mire, Z. Grubb kishte marre nje kal shtese, pasi Richard Abernathy, nje 60-vjeçar avokat, pati te rahura zemre te shpeshta.

“Jam mire,” kundershtonte ai. “Richard, hip ne kale!” thirri Paul, dhe Richard-i u bind.
Nje furgon po na priste ne fillim te nje rruge me gure e cila bashkohej me nje rruge te asfaltuar vetem pak jave me pare. Efekti qe i vrullshem. Shtepi me trare druri te zhveshur dukeshin sikur kishin mbire gjithandej.

“Nje numer i madh i banoreve lokal levizin shume tani, gje e cila eshte shume inkurajuese,” tha Antonia Young, nje britanik i cili kishte punuar per me shume se nje dekade per te krijuar nje park nderkombetar te paqes ne rajon. “Rreziku tani eshte se turizmi eshte zhvillua me shume se sa te eshte mundesia te perballohet”

Kol Gjon Jubani i ka perjetuar te gjitha ndryshimet. Ai na takoi te oborri i bujtines se tij, e cila ishte rindertuar ne vitin 2005. Z. Jubani dukej si nja kowboy ballkani i veshur me pantallona xhins dhe me mustaqe. Djali i tij Ardit, 19 vjeç me tregoi dhomen.
“Çfare mendimi ke per Shqiperine?” me pyeti Arditi pas kishim ngrene darken, me pule, qingj e speca djeges.
“Per nje vend kaq te vjeter, diçka rreth tij duket e fresket, e re” iu pergjigja.
“Ndoshta ngaqe eshte e re” buzeqeshi Ardit. “Ne akoma jemi ne rritje”
Per te qene i sigurte, Shqiperia ka pasur disa momente dinamike ne rrugetimin e saj kapitalist. Ne vitin 1997, shqiptaret humben 1.2 miliarde dollare nga kursimet e tyre ne firmat piramidale, te cilat ngriten nje revolte kunder qeverise nga ku rezultuan rreth 2000 te vdekur. Nje raport i vitit 2012 nga “International Transparency”, e renditi korrupsionin ne nje nivel njesoj me shtetin Afrikan te Nigerise, ne te cilin ushtaret ne vitin 2011 u arrestuan sepse kishin komplotuar per vrasjen e presidentit, i cili kishte filluar investigimet per korrupsionin.

Edhe turizmi, i cili pothuajse eshte trefishuar ne 6 vitet e fundit, nga rreth 1 milion turiste te huaj ne 2.7 milion ne 2012 sipas shifrave shqiptare, nuk ka mundur t’i shpetoje disa paragjykimeve.
“Shqiperia eshte vend ku mund te blesh shume lehte lende narkotike ne menyre ilegale!” komentonte nje lexues anonim ne nje artikull te shkruar vitin qe lame pas ne “Southeast European Times”. Nje tjeter komentonte se vete shqiptaret do te preferonin te largoheshin ne Greqi apo Itali se sa te ngujoheshin ne vendin e tyre.
“Ju nuk mund ta imagjinoni se sa real eshte ky problem” tha Ilir Mati i cili ne vitin 1992 shiti makinen e tij, tip “Fiat”, nje nga makinat e vetme private, per te blere nje faks dhe te fillonte nje aventure duke krijuar nje agjenci turistike e quajtur “Outdoor Albania”. Z. Mati ishte ne te njejten bujtine ku po qendronim edhe ne me turistet. “E dini qe ju keni qene armiqte e mi” tha ai me nje cigare ne dore. “ Shoket e mi kujtonin se isha i çmendur qe lash ushtrine dhe i hyra turizmit”

Mengjesin tjeter plani yne ishte te shtegtonim nga Valbona per t’u kthyer ne Malin e Zi por ky plan ndryshoi pasi dy dite shtegtim ishin goxha lodhje per grupin tone – te pakten 16 ore – dhe marshimi na kishte derrmuar fare. Keshtu qe ne ecem me makine dhe ndaluam ne nje vend diku afer fshatit Çerem, ku ngarkuam bagazhet tona ne kuaj dhe u nisem drejt nje vendi me te lehte per tu kaluar. Pergjate rruges lame pas mbetjet e nje Opel Frontera qe kishte shperthyer nga nje mine ca muaj me pare. “Mos u shqetesoni” na tha Semiri me nje ndjenje humori, “Ishte mine kundra tanku, duhet te jeni shume te rende per ta shperthyer ate”.

Kaluam nje hendek dhe mberritem ne Mal te Zi nga ku shume shpejt mberriti nje automjet “Pinzgauer”. Nje makine “Land Rover” i bardhe me shkrimin “Policia” ne anen te tij po na shoqeronte. Oficeri nuk shfaqi asnje interes ne dokumentat tona. Madje, inspektori Gutic kishte ardhur te na ofronte nje udhetim me te rehatshem per ne qytetin e Plaves, qyteti i madh ne nje distrikt prej rreth 13,100 banoresh i cili pas Shqiperise, dukej si nje metropol zhurmues. U ulem ne nje kafene me Wi-Fi, bleme patatina dhe çokollata dhe eksploruam nje kulle te vjeter prej guri ku jetonin dikur familjet ne gjak.

Kishim dhe dy dite te tjera per te udhetuar dhe te dyja ato i realizuam. Ne diten e 4-te ecem per mbi 10 km jashte Plaves, drejt nje rruge qe te çonte ne nje zone me teleferik, te quajtur Boga, nje zone shqiptare ne Kosove qe ishte rrafshuar nga lufta e vitit 1999 por shume shpejt ishte rindertuar. Kaluam naten ne shtepi te reja alpine dhe zbuluam se ne dimer kushtonte vetem 1 euro per te levizur me teleferik. Diten e fundit u ngjitem ne majen Hajla 2400 m dhe ecem pergjate rrepirave te gjata dhe te ngushta te majes, pra kisha vene nje kembe ne Kosove dhe nje ne Mal te Zi. Prej andej mund te shihja fusha te Serbise nga lindja dhe malet e Sharrit qe kufizonin Maqedonine ne jug. Naten e fundit e kaluam si grup ne Dubrovnik, Kroaci ku arritem pas nje udhetimi te gjate me autobus, nga Rrozaja e Malit te Zi. Qyteti i vjeter ishte shume terheqes, ndriçonte nga pasqyrimi i detit, por ne fakt nuk kishte asgje per te zbuluar. Rruget ishin shume te shkelqyera dhe shume elegante. U ktheva ne hotel per te bere dush dhe u befasova kur me doli uji shume i nxehte.

I gjithe shtegtimi yne nuk perfshinte nje hapesire jo shume te madhe, por shtegtimi ne majat e Ballkanit nuk kishte shume lidhje me distancen se sa me nderveprimin dhe me kete shetitje me autobus do te kisha kaluar gjithashtu kufirin me te dyshimte te udhetimit, ate midis udhetuesit dhe turistit. Shtegtimi me kishte njohur me nje pjese mjaft te rralle te Europes ku vete mendimi per te ecur lirshem midis boteve eshte akoma nje dhurate po aq e embel ashtu si pija e pare. Nje Europe e re, e eger po aq mahnitese kishte prezantuar veten dhe per ta perjetuar ate m’u desh vetem te lidhja kepucet.

E gjithe kjo nje dite mund te zhduket dhe keshtu te nesermen ne mengjes pasi te tjeret u larguan per ne Teksas, hipa ne nje taksi dhe iu drejtuam jugut, deri aty ku nuk mund te ecte me makina. Pastaj hodha çanten ne kurriz dhe u ktheva drejt Shqiperise.