Buletini i ARRSH për situatën e kalueshmërisë në akset kombëtare

 

Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka urdhëruar ARRSH dhe drejtoritë rajonale të jenë në gadishmëri maksimale gjatë këtyre ditëve.

Në Rajonin Verior Shkodër: Për shkak të temperaturave të ulëta ka prani të ngricave në akset e Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës. Nga kontraktorët është bërë hedhja e kripës që në orët e para të mëngjesit. Situata e qarkullimit është normale. Kontraktorët janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij Rajoni. Kontraktorët kanë bërë hedhjen e kripës në segmentet ku ka prani të ngricave.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër qe mbulon edhe Qarkun e Korçës, ka patur temperatura të ulëta gjatë natës dhe për pasojë ka prani të ngricave në akset rrugore. Kontraktorët kanë hedhur kripë në orët e para të mëngjesit dhe po mbajnë në monitorim situatën. Edhe në akset e tjera nuk ka probleme për qarkullimin.

Përveç detyrave të situatës dimërore, kontraktorët janë duke punuar edhe për realizimin e zërave të tjerë të punimeve, si pastrimin e akseve, mbushjen e bankinave, zëvendësimin e sinjalistikës së dëmtuar, prerjen e bimësisë, pastrimin e kanaleve anësore, etj.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në akset ku ka prani të ngricave dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.