Burrat s’i durojne dot grate xheloze

Sipas burrave, xhelozia eshte defekti me i madh femeror. Nje nga keshillat eshte nevoja per te folur me sinqeritet, respekt dhe vemendje mes burrave dhe grave.

Xhelozia eshte defekti qe burrat nuk ua durojne dot shoqeve te tyre. Per burrat rezulton e veshtire qe te jetojne nje marredhenie te qete nese partnerja shesh gjithandej rivale dhe kontrollon çdo shikim te tijin, me friken se mos ai e ka mendjen te nje grua tjeter.

Ky eshte konkluzioni i nje sondazhi qe ka kryer nje grup studiuesish mbi tre mije burra, te cileve u eshte kerkuar te klasifikojne 10 defektet me te keqija femerore.

Ndryshe nga ç’eshte menduar, nuk eshte as fakti qe grate kalojne ore te tera duke bere blere me shoqet e tyre dhe as diskutimet mbi rremujen qe bejne burrat, bezdia me e madhe mashkullore.

Per 30% te te intervistuarve, xhelozia eshte absolutisht defekti me i madh femeror, ndersa per 22% ishte akuza per futje hundesh.

Ja defektet e tjera, sipas burrave, te klasifikuara nga 3 mije te intervistuarit:

• Agresiviteti (6% e te intervistuarve mendojne keshtu), qaravitja e tepert (5%) dhe qejfprishja (5%). Nje perqindje me e ulet e burrave nuk e durojne dot manine e femrave per blerje (3%), fiksimin per linja te perkryera (2%) dhe obsesionin ndaj rregullit (1%).

Rivaliteti i tepruar mes grave ka rezultuar veçanerisht i papertypshem nga seksi i forte, qe ne te vertete do te preferonte te shihte nje bashkepunim me te madh dhe nje konfliktualitet me te vogel mes grave.

Burrat kane folur edhe per nevojen e nje autonomie, pra nevoje per t’u ndier te lire. 17% e meshkujve kane deklaruar se e duan vemendjen e te dashurave te tyre, por nuk duan qe ato te jene te perqendruara me tepri tek ata, aq sa t’u zene frymen.

Kur nje burre ndodhet i kufizuar ne lirine e vet, atehere ai “ia mbath” prej saj: nje gabim i shpeshte i seksit te bute eshte ai i shnderrimit ne “mama” per partnerin, duke kembengulur ne kete pozicion qe te korrigjojne defektet e tyre.

Gjithsesi, ne thelb, shqyrtimi i statistikave nxjerr ne drite problemin e komunikimit mes dy sekseve: jane te shumte burrat qe pohojne se nuk arrijne te kuptojne se çfare duan grate e tyre dhe 9% e te intervistuarve mendojne se pretendimet jane karakteristike tjeter e keqe femerore.

Kjo mungese efikasiteti ne komunikimin mes meshkujve dhe femrave varet shume nga fakti qe keto te fundit (grate) nuk i shprehin qarte deshirat dhe mendimet e tyre, ndersa meshkujt jane shume siperfaqesore dhe te hutuar.

Sugjerohet qe te mesohet te lexohen dhe interpretohen sinjalet, edhe ato joverbale qe manifestohen ne komunikimin mes tij dhe saj: ne kete menyre, mund te ecet drejt ndertimit te nje raporti ne çift.

Sipas eksperteve, shqyrtimi i statistikave nxjerr ne pah se burrat jane te gatshem t’i pranojne interesat dhe pasionet e grave te tyre, por nuk i ndajne me to. Veshtiresite e verteta vijne nga menyrat e menaxhimit te marredhenieve nderpersonale. Shume e rendesishme eshte kesisoj te behet kujdes per nje komunikim te mire.

Nje nga keshillat eshte nevoja per te folur me sinqeritet, respekt dhe vemendje mes burrave dhe grave. Burrat dhe grate u perkasin universeve te ndryshme: takimi dhe terheqja e tyre eshte nje mister i dashurise. Duhet sens praktik, aftesi per te falur, per te degjuar, per te rifilluar, per t’u dhene vemendje sinjaleve te vogla dhe joverbale, ne menyre qe te funksionoje siç duhet nje raport dashurie.

Dhe, ne fund fare: pak xhelozi eshte normale, madje edhe e deshiruar. Por, me mase. /Telegrafi/