Business Magazine nis bashkepunimin me Codefest

A jeni i interesuar te investoni per te ardhmen ose te beni nderlidhje me te mira ne boten e teknologjise? Te punoni ne nje skuader dhe te arrini nje qellim te perbashket? Tani imagjinoni veten tuaj ne nje nga qytetet me te vjetra te Ballkanlit, sekreti i fshehur i Europes me nje pamje te mrekullueshme dhe nje liqen te kristalte 3 milion vjeçar. Ohri, Maqedoni eshte perla e fshehur e Ballkanit dhe mirepret nje ngjarje ku idete kthehen ne realitet. Kete prill, Codefest 2016 eshte vendi ku duhet te jeni. Business Magazine ka kenaqesine te filloje bashkepunimin me nje nga konferencat me te rendesishme te rajonit tone si partner mediatik per Shqiperine dhe gjithe shqipfolesit.

Çfare eshte Codefest?
Codefest eshte nje maratone programimi qe zgjat 32 ore e projektuar per studentet e teknologjise nga Maqedonia dhe rajoni. Gjate ketij konkursi, pjesemarresit punojne ne skuader per te ndertuar dhe programuar idete e tyre. Sfida eshte te zhvillohet nje prototip nga idea e tyre per 32 ore. Perveç adrenalines se maratones 32 oreshe te programimit, ju do te keni mundesi te punoni me disa nga mentoret me te mire te rajonit dhe botes, qe do te jene prezent per te mbeshtetur pjesemarresit gjate eventit.

Ne menyre qe ky konkurs te kete nje cilesi me te larte, jane ftuar nje grup ekspertesh qe do te sherbejne si gjyqatare per idete. Keta eksperte vijne nga fusha te ndryshme si teknologjia, sipermarrja, investimi dhe zhvillimi i produkteve. Kjo eshte nje menyre e mire per te marre fonde nga investitore te ndryshem. Codefest eshte pjesetare e Major League Hacking ( MHL), qe do te thote nje mundesi e mire per t’u njohur nderkombetarisht per skuadrat me te mira.

Gjate tre viteve te meparshme, ne Codefest kane konkurruar 400 pjesemarres, 80 projekte, 30 kompani partnere, 10 bashkepunues te pervitshem dhe 5 projekte kane marre investime. Per me shume informacion per aplikimin mund te kontrolloni: http://www.codefest.eu/marathon

Ju mund te aplikoni deri ne 15 mars. Bashhkohuni ne Maratonen Codefest dhe sfidoni veten!

Businessmag-nis-bashkëpunimin-me-codefest-businessmag

Tri qellimet e Codefest 2016

Te gjithe pjesemarresit gjate Maratones Codefest do te kene hyrje te lire ne Codeference, qe eshte nje risi per eventin kete vit. Codeference eshte nje konference ku marrin pjese njerez te zgjuar, te suksesshem, frymezues, kompani, institucione edukimi etj. Kjo eshte nje perpjekje per te mbledhur se bashku elemente te rendesishem te ekosistemit teknologjik dhe per te nxitur ndertimin e sipermarrjeve te reja ne teknologji nga te rinjte.

Codeference eshte projektuar si nje feste e teknologjise, sipermarrjes dhe inovacionit, ku mund te takoni disa nga mendjet me krijuese qe fshihen pas koncepteve, produkteve dhe sherbimeve qe jane ndertuar ne rajon dhe Europe. Gjithashtu, ju do te keni mundesine te mesoni disa aftesi te reja dhe te zgjeroni rrjetin tuaj te kontakteve qe mund te ndryshojne karrieren dhe biznesin tuaj. Per te marre me shume informacion vizitoni dhe zini vendin tuaj ne: http://www.codefest.eu/codeference.

Gjate ketyre tre diteve te Codeference dhe Codefest Marathon, nje ekspozite biznesi do te mbahet, per te mbledhur te gjithe aktoret kryesore te teknologjise, kompanive dhe institucioneve. CF X- Business Expo eshte e hapur per te gjithe te interesuarit qe duan te takojne njerez te suksesshem te teknologjise dhe biznesit. Me shume informacion mund te gjeni ne: http://www.codefest.eu/cfexpo.

Businessmag-nis-bashkëpunimin-me-codefest-businessmag

Bashkohuni ne nje event te madh

Ne jo vetem ju ftojme te merrni pjese ne kete ngjarje, por gjithashtu te beheni pjese e diçkaje te madhe, nje eventi qe do te beje histori. Jeta fillon, aty ku mbaron zona juaj e rehatise, keshtu qe sfidoni veten tuaj dhe tregojini botes madheshtine tuaj.

Kjo ngjarje do te zhvillohet gjate datave 15-17 Prill, 2016 ne nje hotel te bukur, prane brigjeve te Liqenit te Ohrit Inex Gorica.

Per me shume informacion, kontaktoni me organizatoret ne adresen [email protected].

/Ky artikull u publikua me pare te Business Magazine Albania.