Cameron: Te tregojmë se nuk u frikesohemi ruseve

Kryeministri britanik David Cameron ka thene se NATO duhet te rishikoje sa i zoti eshte t’i mbroje anetaret e vet nga kercenimet potenciale ushtarake te Rusise  ne driten e krizes ukrainase, njofton Reuters.
“NATO gjithmone ka dashur te jete partner me Rusine, jo kercenues, por eshte e qarte se Rusia e sheh NATO-n vetem si kundershtar. Duhet ta pranojme faktin se bashkepunimi i viteve te fundit aktualisht eshte i pamundur per shkak te hapave ilegale ruse te fqinjet e Aleances dhe ne duhet te rishikojme me ç’parime te udhehiqemi ne marredheniet me Rusine”, tha Cameron dhe shtoi:

“Te gjithe aleatet e NATO -s kane ndihmuar ne pergjigjen e Aleances ne krize dhe duhet te merremi vesh per prani te fuqishme ne Lindje te Evropes per t’ia bere me dije Rusise se as NATO dhe as anetare e saj nuk jane te frikesuar”.