Capello ndez sfiden: “Italia gjithmone superiore ndaj Gjermanise”

Lidhur me artikullin:

Te marten rikthehet klasikja evropiane Itali-Gjermani. Ne Milano fanatiket e futbollit do te shijojne perplasjen e dy kombetareve, emrat e te cilave jane shkruar me germa te arta ne historine e sportit me popullor ne bote, duke qene protagoniste ne Kampionate Boterore dhe Evropiane. Me 15 fitore, 11 barazime dhe 8 humbje, fqinjet tane pertej Adriatikut vazhdojne te jene nje makth per kampionet e botes, edhe pse keta te fundit fituan ne perballjen e fundit, ate ne çerekfinalen e “France 2016”-s. Dhe keshtu, gazeta e Mynihut, “TZ“, ka zhvilluar nje interviste me nje kolos te taktikave, Fabio Capello, per t’i paraprire sfides se madhe me nje analize te shkurter.

I pyetur per humbjen ne korrikun e shkuar ndaj “pancerave”, trajneri italian u shpreh:

“Gjermania gjithnje ka pasur skuadra te forta. Ata pergatiten gjithmone ne menyre te shkelqyer ne çdo turne. Kesaj here na mposhten, por ne turne detajet jane vendimtare. Ne kete rast detaji ishte nje penallti, keshtu qe mund te thuash se ishte me te vertet fat.”

Me pas, Capello theksoi se

“Italia taktikisht ka qene gjithnje superiore ne krahasim me gjermanet”. Pse te kaltrit kane fituar pothuajse gjithmone? “Ne kemi studiuar fuqite dhe dobesite e tyre deri ne detajet e fundit dhe jemi pergatitur mire. Kur parashikon gjithçka, si ne, pothuajse asgje nuk mund te shkoje keq. Dhe keshtu ndodhte”, – shpjegoi ai.

Ne vijim te intervistes, Capello zbuloi lojtarin e tij te preferuar te Gjermania.

“Gjithnje me ka pelqyer Thomas Muller. Aktualisht, atij po i ecin punet me mire ne kombetare se te Bayern, por jam nje fans i madh i zgjuarsise se tij para porte, menyres se tij per te mbeshtetur skuadren ne gjithe fushen ashtu si dhe i bujarise se tij per asiste”, – argumentoi 70-vjeçari, detyra e fundit e te cilit ka qene drejtimi i kombetares ruse.

Ne fund, ish-tekniku i Real Madrid mbrojti mikun e tij, Carlo Ancelotti, per punen te Bayern.

“Skuadra ishte me mire me Pep Guardiolen? Mbaj mend se me pare ‘tiki-taka’ konsiderohej e merzitshme ne Mynih dhe tani ankohen prape? Kjo çeshtje nuk ka kuptim. Carletto do t’ia dale me se miri. Vetem prisni, do ta shihni“, – perfundoi mjeshtri italian.