Carlo Ancelotti , tregon pasardhesin e tij te Reali

Lidhur me artikullin:

 

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti mendon se legjenda franceze Zinedine Zidane mund te jete pasardhes i tij ne krye te “Los Blancos”.
Zizou aktualisht drejton Real Madridin B. Ancelotti e lavderon punen qe po ben ish ylli i Juventusit e Real Madridit.

“E vleresojme punen qe ai eshte duke e bere. Ai eshte duke bere nje pune te madhe”, ka thene Ancelotti.

“Ky eshte viti i tij i pare ne krye dhe ai po ben pune fantastike. Ai tani gjendet ne krye te divizionit dhe tani ata duhet te qendrojne aty. Nuk kam dyshim se ai i ka te gjitha cilesite per te menaxhuar nje ekip te madh, veçanerisht nje ekip si Real Madrid”, tha ish trajneri i Milanit, Chelseas e PSG-se

Burimi:Telegrafi